LAJMI I FUNDIT:

Rastet e fundit të keqtrajtimit nga zyrtarët policorë – PK: Nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe imazhin e institucionit të Policisë

Rastet e fundit të keqtrajtimit nga zyrtarët policorë – PK: Nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe imazhin e institucionit të Policisë
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pas skandalit të policit Haris Kelmendi, i cili shihet në një video-incizim duke keqtrajtuar një 18-vjeçar në stacionin e policisë, ka reaguar Policia e Kosovës.

Në një komunikatë thonë se kanë përcjell me shqetësim videon e publikuara ditët e fundit në disa media, ku shfaqen zyrtarë policorë që dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet ligjore.

Policia thotë se nuk do të lejohet më abuzimi me ligjin dhe as paraqitja ndryshe e imazhit të institucionin të Policisë.


“Policia e Kosovës ka përcjellë me shqetësim videot e publikuara ditët e fundit në disa media, ku shfaqen zyrtarë policorë që dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet ligjore. Pavarësisht rasteve të izoluara të individëve të cilët po hetohen dhe masa ligjore do të ndërmerren pas hetimeve profesionale dhe transaprente nga autoritetet kompetente (IPK), Policia e Kosovës garanton qytetarët e vendit se nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe as paraqitja ndryshe e imazhit të institucionin të Policisë, përveç siç është vlerësuar deri më tani si ndër institucionet më të besueshmet dhe më profesionale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, lidhur me rastin e publikuar të shtunën, ku shihet arrestimi i njërit nga personat e dyshuar për shoqërimin e tij në Polici, institucioni në fjalë thotë se konkretisht zyrtarët policor kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare, respektivisht ishin në asistencë të inspektorëve sanitar për zbatimin e masave dhe kufizimeve sipas ligjit anti—CVID-19.

“Gjatë inspektimit në një lokal afër rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë është konstatuar se në atë lokal masat dhe kufizimet nuk po respektoheshin sipas ligjit në fuqi, prandaj inspektorët kompetent dhe zyrtarët policor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore. Gjatë realizimit të detyrave nga inspektorët kompetentë, ndaj tyre ka pas ofendime dhe po ashtu ata janë ndier të rrezikuar, meqë rast është detyruar që të asistoj Policia, dhe përderisa është kërkuar identifikimi i personave prezent, disa nga të dyshuarit kanë refuzuar, kanë fyer autoritete kompetente dhe duke u bërë agresiv kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me grushte në fytyrë dhe trup”, sqarohet policia.

PK thekson se zyrtarët policor janë detyruar që për menaxhimin e situatës së krijuar dhe realizimin e detyrës zyrtare të përdorin forcën e nevojshme për ta vënë situatën nën kontroll dhe gjatë ballafaqimit me personat e dyshuar, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupor në fytyrë dhe trup, të cilat lëndime janë konstatuar edhe me raport mjekësor.

“Dy nga të dyshuarit e përfshirë në rast, pas sjelljes në stacion policor kanë rezultuar të jenë nën ndikim të alkoolit dhe sipas procedurave intrvistimi i tyre është shtyrë”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij tre (3) personave të dyshuar iu është caktuar ndalim prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

Gjithashtu veprime të tjera hetimore janë në proces.

Policia thotë se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e ndihmës së institucioneve shtetërore, ku në këtë fazë ndër prioritetet e përbashkëta është edhe ruajtja e shëndetit publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori