LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi do të marrë masa ligjore kundër gazetës që zbuloi detajet e kontratës së tij marramendëse

Lionel Messi do të marrë masa ligjore kundër gazetës që zbuloi detajet e kontratës së tij marramendëse

Lionel Messi do të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediumit ‘El Mundo’ për zbulimin e detajeve të kontratës së tij të Barcelonës.

Gazeta spanjolle zbuloi në mënyrë të bujshme detajet e kontratës marramendëse të Messit, duke pretenduar se ai fiton 555,237,619 euro në katër sezone nëse plotësohen një seri kushtesh .

Marrëveshja e tij katër-vjeçare në Camp Nou përfshinte një bonus nënshkrimi prej 115,225,000 eurosh për pranimin e rinovimit fillestar dhe një bonus të madh besnikërie prej 77,929,955 eurosh.


Përveç këtyre fitimeve, u publikuan edhe detaje tjera me bonuse të mëdha për fitimin e trofeut në La Liga, Ligën e Kampionëve, si dhe Topin e Artë.

Raportet sugjerojnë se Messi është i zemëruar me zbulimin ndërsa shton se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po përgatit veprime ligjore kundër gazetës.

Sipas mediumit RAC1, avokati i lojtarit po përgatit një proces gjyqësor dhe po studion se si të përfshijë njerëzit e klubit me qasje në kontratën e tij.

Ndryshe, marrëveshja aktuale e Messit skadon në fund të sezonit me 33-vjeçarin të lidhur me një lëvizje në Manchester City dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori