Detaje tjera nga kontrata marramendëse e Lionel Messit me Barcelonën – bonuse të mëdha për çdo trofe ekipor dhe individual
Mëngjesi i sotëm (e diel) ka gdhirë me një lajm bombastik rreth kontratës katërvjeçare të Lionel Messit të nënshkruar në vitin 2017 që përmban shifrat të frikshme përfitimesh.
Zbulimi erdhi në fund të një jave që ka parë lajmet e Barcelonës të dominuara nga bisedat rreth situatës së pasigurt financiare të klubit, me pjesën më të madhe të fajit duke u hedhur në derën e bordit të mëparshëm të drejtuar nga Josep Maria Bartomeu.
Sipas botimit të gazetës El Mundo, kontrata aktuale e Messit me Barcelonën ka një vlerë totale prej 555 milionë eurosh, e cila është plotësuar plot 92 për qind apo 511,540,545 euro.
Messi nënshkroi marrëveshjen në vitin 2017 dhe përfshinte një bonus prej 15.2 milionë eurosh vetëm për pranimin e kontratës dhe një pagesë tjetër prej 78 milionë eurosh për “besnikërinë” ndaj klubit.
#Exclusiva 🔵 El contrato faraónico de Messi que arruina al Barça: 555.237.619 €
EL MUNDO desvela todos los detalles del vínculo firmado en 2017 entre el jugador y el FC Barcelona, el mayor contrato de la historia del deporte #ContratoMessi https://t.co/VVpI0eoeXs
— EL MUNDO (@elmundoes) January 30, 2021
Si shtesë, Messi ka kontratë prej 138 milionë eurosh në sezon, kontratë e cila ka përfshirë bonuse pavarësisht dështimeve të Barcës në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi sulmuesi argjentinas kishte kontratën e mbushur me bonuse të ndryshme.
☕️ Buenos días!
📰 La portada de El Mundo.#FelizDomingo pic.twitter.com/MTLsLfdcjd— EL MUNDO (@elmundoes) January 31, 2021
Paga fikse, ose shuma minimale e parave që argjentinasi ishte planifikuar të fitonte, ishte 245,314,080 euro.
Disa prej bonuseve më tërheqëse përfshijnë një bonus prej 14,194,576 euro për të fituar Ligën e Kampionëve, një bonus prej 9,463,064 euro dhe një tjetër prej 4,731,532 euro për të fituar kampionatin.
Përveç kësaj, Messi kishte edhe një bonus prej 2,365,768 eurosh dhe një tjetër prej 591,552 euro për fitimin e Topit të Artë.
Koha e lëshimit të kontratës është kurioze duke qenë se vjen në një kohë kur e ardhmja e Messit është e pavendosur. Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë shumë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij kur ai të bëhet lojtar i lirë këtë verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Modric feston ditëlindjën e 39-të me një super gol të realizuar ndaj Polonisë
Calafiori largohet nga kampi i Italisë pas lëndimit të frikshëm që pësoi ndaj Francës
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar