LAJMI I FUNDIT:

Anxhelina Hadërgjonaj nuk e përjashton mundësinë të bëjë duet me Era Istrefin

Anxhelina Hadërgjonaj nuk e përjashton mundësinë të bëjë duet me Era Istrefin
Anxhelina dhe Era Istrefi Foto: Instagram

Pas nëntë vitesh, artistja e njohur, Anxhelina, është rikthyer sërish në industrinë muzikore.

Pas dy projekteve unike që publikoi, tashmë ajo po shijon suksesin e tyre, duke numëruar mijëra klikime në platforma të ndryshme.


Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ftuar fansat që të pyesin atë.

Foto: Instastory

Në njërën prej pyetjeve fansat kërkuan një duet me Era Istrefin, derisa Anxhelina nuk e përjashtoi mundësinë.

“Pse jo. E vlerësoj shumë Erën si femër dhe si artiste”, është shprehur artistja.

Ndërkohë, të njëjtën e ka shpërndarë edhe Istrefi, duke falënderuar për fjalët e ëmbla. /Telegrafi/