LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon trajneri i ekipit kroat: Daku do të rikthehet në Kroaci gjatë verës

E konfirmon trajneri i ekipit kroat: Daku do të rikthehet në Kroaci gjatë verës

Sulmuesi i talentuar kosovar, Mirlind Daku po shkëlqen tek Ballkani, por në verë do të rikthehet tek Osijeku.

Për gjilanasin ky i tanishmi pritet të jetë sezoni i fundit tek Ballkani dhe në Superligën e Kosovës


Kështu të paktën ka pretenduar trajneri i skuadrës që posedon kartonin e tij, Osijekut.

Nenad Bjelica, shef i shtabit teknik të skuadrës së njohur kroate ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin kroat, “sportske jutarnji” disa ditë më parë.

Një nga pyetjet që iu drejtua atij kishte të bënte edhe me Mirlind Dakun, futbollistin kosovar që është huazim tek Ballkani.

Shefi i shtabit teknik është deklaruar i bindur që fillimisht Daku do të kthehet tek skuadra, e pastaj do të vendoset për të.

“E vërtetë, kemi dy futbollistë të talentuar në huazim. Është Mirlind Daku, 23 vjeçar që luan në Kosovë dhe Antonio Mance, 25 vjeçar që po paraqitet në Hungari. Të dy ata janë duke luajtur shumë mirë për skuadrat e tyre”.

“Daku po impresionon me 21 gola në 18 takime në Superligën e Kosovës dhe kjo gjë është për tu respektuar. E sigurt është që ata të dy do jenë këtu verës, e pastaj do të shohim se cilat do jenë planet tona për ta”, u shpreh ndër të tjera trajneri.

Daku është në monitorimin e disa klubeve të tjera evropiane, por siç duket Osijek nuk e ka aspak me ngut shitjen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori