LAJMI I FUNDIT:

Enterieri modernë skandinav prej 35 metrash katrorë

Enterieri modernë skandinav prej 35 metrash katrorë

Kjo banesë e e vogël në afërsi të Stokholmit është bërë një shembull i vërtetë se si një hapësirë prej 35 metrash katrorë mund të shndërrohet në një vend të këndshëm për të jetuar

Stili skandinav ka arritur popullaritet të madh viteve të fundit në saje të bukurisë dhe thjeshtësisë së vet, transmeton Telegrafi.


Posaçërisht është i përshtatshëm për hapësira të vogla, sepse krijon një enterier të freskët, të ndritshëm dhe të pangarkuar, duke iu falënderuar bardhësisë dominuese, e cila është një nga tiparet kryesore të këtij stili.

I gjithë enterieri është i hapur dhe i lidhur. Radhitja e hapësirave është organizuar në atë mënyrë që shkon rreth dhomës së gjumit e cila është e vendosur në qendër të banesës, fizikisht e ndarë me mure prej xhami.

Në banesë hyhet drejtpërdrejt nëpërmjet dhomës së ditës, por aty është edhe tarraca mjaft e madhe.

Të gjitha detajet në apartament janë rregulluar në mënyrë të përsosur dhe janë një funksion i qëndrimit më praktik dhe të rehatshëm.

Janë reduktuar ngjyrat natyrale me disa theksime të së kaltrës, mobiliet minimale në dhomën e ditës, dyshemeja prej druri dhe dy lule të mëdha janë aty për të freskuar dhomën e ditës.

Katër qirinj gjigand si skulptura, piktura moderniste modeste në dhomën e gjumit dhe dhomën e ndenjes, një kamin i vjetër jashtëzakonisht i bukur, i sjell gjithë banesës një bukuri të shkëlqyeshme.

Ne gjithashtu duhet të përmendim edhe dollapin e rrobave, i cili është një thesar i vërtetë për një hapësirë kaq të vogël, si dhe zgjidhjen e pazakontë për të hyrë në banjë me dush përmes kuzhinës.

Ajo që e veçon këtë banesë nga të tjerat është sasia e mjaftueshme e dritës e marrë falë murit me dritare të mëdha dhe dyer qelqi në tarracë.

Kur kësaj i shtohet bardhësia dhe freskia e të gjithë përbërësve, atëherë kjo banesë duket sikur ka dy herë më shumë sipërfaqe sesa 35 metra katorë.

/Telegrafi/