LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit

Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat i LDK-së për këtë post edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomia e vendit po i kthehet normalitetit dhe qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, theksoi se të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, sipas tij kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

“Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020”, ka shkruar Hoti.


Hoti, ndër të tjerash po ashtu tha se me ardhjen e vaksinës “do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës normalisht”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrar nga ATK në janar 2021 janë të ngjajshme me janarin e vitit 2020.

Kthimi në normalitet është rezultat i:

1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,

2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,

3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe

4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.

Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.

Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori