LAJMI I FUNDIT:

KQZ mblidhet sot për të proceduar pas vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ mblidhet sot për të proceduar pas vendimeve të Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot në orët e pasdites për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme për listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjykata Supreme vendos, refuzohen Kurti dhe Haxhiu, pranohen pjesërisht dy ankesa për Aliun dhe Demin
Lexo po ashtu Gjykata Supreme vendos, refuzohen Kurti dhe Haxhiu, pranohen pjesërisht dy ankesa për Aliun dhe Demin

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet sot pasdite për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme”, ka thënë Elezi.


Shemsedin Dreshajt të AAK-së i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lexo po ashtu Shemsedin Dreshajt të AAK-së i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ndryshe, të premten Gjykata Supreme ka vendosur rreth ankesave të subjekteve politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Refuzohet ankesa e Nismas nga Gjykata Supreme
Lexo po ashtu Refuzohet ankesa e Nismas nga Gjykata Supreme

Kjo gjykatë ka urdhëruar Komisionin Qendrore Zgjedhorë (KQZ) që kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi të ju lejohet përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë.

Edhe për kandidatin për deputetë Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Gjykata Supreme ka marr vendim që ti lejohet përfshirja në listën e kandidatëve. /Telegrafi/