Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.G.
“B.G është shpallur fajtor për shkak se më datën 17 mars 2019, në Suharekë pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G., në atë mënyrë që hyn te dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole e markës HS – 9 cl. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë një here në drejtim të I.G., i cili kishte ardhur mysafir dhe pas të shtënës i plagosur ik brenda në shtëpi, i akuzuari fillon të ndjek atë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, nga frika se mos është rëxuar nipi e hap derën e shtëpisë e sheh B.G., i cili shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit, ku i shkakton dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tejshkuese me armë zjarri në regjionin e sipër të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë gluteal, e përcjellur me shok hemoragjik, perforacion të zorrëve dhe thyerje të kockës së anës së djathtë të legenit dhe gjak mbledhje në hapësira të lira të barkut, me çrast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë – konkretisht të dëmtuarës N.G., duke I shkaktuar lëndime të lartcekura, i akuzuari B.G., vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër here në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në regjionet – e anës së jashtme të krahut të dorës së djathtë, e anës së majtë të gjoksit, e kërdhokullës së djathtë në skajin e sipërm, në pjesën e përparme dhe të sipërme të kofshës së këmbës së majtë dhe kofshës së këmbës së djathtë, në regjionin zverkor të kokës ku shihen tri plagë shqyese ndrydhëse si dhe dërrmishje dhe gërvishje lëkurore të regjionit të ballit dhe të hundës, ashtu që nga veprimi dinamik I predhave të hedhur nga arma e zjarrit e që si rrjedhojë ka pasur gjakderdhje të brendshme dhe jashtme e cila ka ardhur si pasojë e dëmtimit të organeve vitale mushkrive, vjenë deri te vdekja e të ndjerit të I.G., më për së afërmi e përshkruar si në konkluzionin e raportit të autposisë Dr. V.H., të dt. 18.03.2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në njoftim thuhet se në bazë të kësaj i akuzuari ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 parag. 1 nën parag. 1.3 e 1.5 të KPRK-së.
“Më datë, kohë dhe vend të njëjtë mbanë në pronësi në kundërshtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm për armë, pistoletën – revolen HS-9 e kalibrit 9 x 19 mm, një karikator, tre fishekë të kalibrit 9x19mm, një pushkë gjuetie të prodhimit turk dhe katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 GA. Ai ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag. 1 të KP”, thuhet në njoftim.
Më tej gjykata njofton se i njëjti është liruar nga akuza “se më datë 17 mars 2019, në Suharekë i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore që ka pasur me villain e tij I.G., të përshkruar si në dispozitivin nën I. me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarën N.G., në atë mënyrë që i akuzuari hyn kah dyert e oborrit me pistoletë-revole e markës HS-9 e cal. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë në drejtim të I.G., të cilën e plagos dhe nga friga ik brenda në shtëpi, ndërsa i akuzuari fillon të ndjek ate, e dëmtuara N.G., po sa dëgjon zhurme nga frika se mos është rëxuar nipi hap derën e shtëpisë dhe sheh B.G., i cili ishte në derë dhe nga një afërsi shtënë me pistoletë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tej shkuese me armë zjarrit në regjionin e sipërm të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë glyteal, përcjellur me shok hemorragjik, përforacion të zorrëve dhe thyerje të kockës së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapësira të lira të barkut. Ai kishte për të kryer veprën penale të vrasjes në tentative nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së”, thuhet në njoftim.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka shqiptuar Për veprën penale si në pikën I., dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vitesh, Për veprën penale si në pikën II., i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.
“Në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit B.G., i shqiptohet dënim unik me burgim në kohëzgjatje njëzetekatër (24) vitesh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17.03.2019 e këndej”, thuhet në njoftim.
Nga i akuzuari janë konfiskuar edhe:
– një pistoletë me mbishkrim HS-9 e kalibrit 9×19, prodhim Kroat, me numër serik H107964,
– një (1) karikator, një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,
– një (1) fishek kal 9 mm Mod GFL Luger,
– një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,
– një (1) fishek kal.9 mm, mod. KMP-9P,
– një (1) fishek cal.9mm mod, KMP-9P,
– një (1) gëzhojë kal. 9 mm model KMP-9P,
– një (1) predhë, një ( 1) predhë, një ( 1 ) predhë e deformuar,
– një gëzhojë kal. 9 mm, mod KMP – 9P,
– një ( 1 ) gëzhojë kal. 9 mm mod. – KMP – 9P,
– një ( 1 ) gëzhoj kal. 9 mm, mod. Luger SB,
– një pushkë gjuetie model CSP 555 prodhim turk kal. 12 – GA me numër serik 175130, katër ( 4 ) fishek kal 12 GA dhe 2 fragmente që dyshohet të jetë predhë e plumbit
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje