Ish-ambsadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, e ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku e ka lënë jashtë garës kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe disa deputetë të tjerë për shkak të dënimeve që i kanë pasur në tre vitet e fundit.
Lauka tha se përjashtimi i deputetëvë që kanë kryer kundërvajtje dhe krahasimi me veprat e rënda nuk qëndrojnë.
“Përderisa kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese shpreh mjaft qartë që nuk duhet të kandidojnë ata që janë të dënuar me vendim të prerë në tre vitet e fundit. Unë mendoj në gjykimin tim se pavarësisht se vendimi është i një institucioni siç është Gjykata Kushtetuese është i diskutueshëm”.
“Kam dëgjuar ekspertët vendorë të kushtetueses, siç është Enver Hasani por edhe ish-kryetarin e Gjykatës Supreme, që sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë objektit të saj. Dhe vendimi në tërësi për t’i përjashtuat kështu të gjithë ata që janë dënuar në tre vitet e fundit, psh edhe ata që janë dënuar me gjobë që s’ka paguar dritat apo për kundërvajtje në trafik, këto vendime të krahasohen me dënimet më të rënda për korrupsion nuk qëndrojnë”, tha Lauka në Klan Kosova.
Ai theksoi se ky vendim i përshtatet kundërshtarëve politik të Albin Kurtit, LDK-së dhe PDK-së.
“Gjithsesi ajo është një çështje tani që ata e kanë marrë dhe duhet zbatuar në qoftë se i themi vetës shtet ku sundon e drejta dhe ligji. Por, ka një problem këtu që shpesh nuk llogariten pasojat e këtyre vendimeve qoftë edhe juridike por edhe ligjore. Vendimi i sotëm i PZAP-së që përjashton Albin Kurtin, që u shkon përshtati edhe disa partive këtu ta zëmë LDK-së ose PDK-së, sepse duhet ta pranojmë që Albin Kurti është kundërshtar shumë serioz politik”.
Sipas tij kundërshtarët politik të Kurtit, po tentojnë që Lëvizja Vetëvendosje me çdo kusht të shmanget nga ardhja në pushtet.
Ai paralajmëron se kjo mund të ketë pasoja politike.
“Në zgjedhjet e fundit Albin Kurti ka qenë personaliteti më i votuar. Dhe duke qenë kështu ata e shohin si kundërshtar. Dhe spostimi i një kundërshtari politik me vendim gjykatë, kjo është shumë e mirëseardhur”.
“Në anën tjetër ekziston edhe pasoja politike. Qytetarët e Kosovës, zgjedhësit në rend të parë por edhe unë e kemi krijuar përshtypjen që Vetëvendosja po shmanget duke u gjendur pretekste nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato ligjore për ta shmangur ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet”.
“Në vitin 2017 ju e dini Vetëvendosje ka qenë parti e parë, në vitin 2019-të u krijua koalicioni dhe u gjet “anti-amerikanizmi”, instrument ky jo i vërtetë, por instrument i Isa Mustafës dhe ish-presidentit për ta rrëzuar dhe tani gjendet instrument dhe tash ligjor që je i detyruar për ta zbatuar të mos marrë pjesë në zgjedhje”.
“Dhe unë mendoj që kjo do të ketë pasoja të mëdha politike, sepse votuesi e di nuk është budalla dhe kur ta shoh se ka hile nuk do të shikojë fare kush është në listë. Vetëm a është Vetëvendosja dhe do të votojë”, tha Lauka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze