LAJMI I FUNDIT:

Buleshkaj: Nuk patëm kohë, andaj rekomanduam certifikimin e të gjithë kandidatëve

Buleshkaj: Nuk patëm kohë, andaj rekomanduam certifikimin e të gjithë kandidatëve

Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, ka dhënë detaje lidhur me rekomandimin e zyrës që ai drejton që të certifikohen të gjithë kandidatët për deputet.

Ai ka thënë se edhe pse kanë pasur listën e kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin, nuk kanë pasur kohë t’i shqyrtojnë të gjitha rastet.

“Ne in kemi aprovuar KQZ-së të certifikohen listat me ata që janë. Kemi kërkuar që të bëhet publike kjo listë”, tha Buleshkaj.


“Janë lajmëruar të gjitha rastet, ndoshta s’kanë qenë as vepra penale por raste të aksidenteve të lehta në trafik dhe duke mos pasur kohë t’i shqyrtojmë rast për rast, ne kemi menduar si zyre që është më mirë që ky shqyrtim të kalojë tek një institucion i specializuar si PZAP-i dhe Gjykata Supreme”, ka thënë Buleshkaj në Kanal 10.

Ai ka thënë se kjo arsye është shkruar edhe në letrën e rekomandimit edhe pse i kanë pasur emrat që kanë probleme me ligjin nga KGJK-ja.

Me gjithë të dhënat që ZRPPC-ja ka pasur, Buleshkaj ka konfirmuar se i kanë rekomanduar KQZ-së që t’i kalojnë listat e kandidatëve ashtu siç janë për shkak të kohës së limituar.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori