LAJMI I FUNDIT:

IKD: Kandidatët e pa certifikuar nuk mund të zëvendësohen më, partitë shkojnë në zgjedhje me listat e mbetura

IKD: Kandidatët e pa certifikuar nuk mund të zëvendësohen më, partitë shkojnë në zgjedhje me listat e mbetura

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.


Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se një vendim i tillë i PZAP ka qenë i pritshëm.

Ai thotë pavarësisht se subjektet dhe kandidatët kishin të drejtë ankese në PZAP epilogu ka qenë i njohur.

“Vendimi ishte pak a shumë i njëjtë për të gjitha subjektet politike ku ankesa është miratuar për kandidatët që nuk kanë precedent penal, ndërsa për ata që kanë pasur dënime në tri vitet e fundit nuk miratoi ankesën. Kandidatëve që iu është refuzuar ankesën mund të ankohen në Gjykatën Supreme e cila duhet të merr vendim brenda tri ditëve”, tha Zekaj për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Hulumtuesi i IKD thotë se ekziston edhe një mundësi tjetër për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese por sipas tij KQZ nuk është e detyruar të pres atë vendim dhe procedon me zgjedhje.

Zekaj thotë se të gjitha partitë që tashmë janë certifikuar por disa kandidatë të tyre nuk kanë marrë certifikimin, nuk do të mund të garojnë në zgjedhje me lista të plota.

“Për shkak se kanë kaluar afatet kur është dashur të certifikohen kandidatët, kandidatët e pa certifikuar nuk do të mund më të zëvendësohen. Pra të gjitha ato parti do të garojnë me numrin e mbetur të deputetëve pa mundur t’i zëvendësojnë të pa certifikuarit”, tha ndër të tjera Yll Zekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori