Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të hënën se presidenti amerikan Joe Biden e njeh mirë historinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të zgjidhur problemet në rajon, kjo është shumë e rëndësishme.
“E di që në politikë, financat janë shumë të rëndësishme, por edhe historia po ashtu. Kam frikë se administrata e mëparshme u dha më shumë peshë financave sesa historisë”, tha ai duke theksuar se në debatet me ish të dërguarin amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte e vështirë meqë siç tha, “ai ngutej shumë dhe ishte shumë i përqendruar në çështjet financiare”, tha Kurtinë një bashkëbisedim me qendrën “Woodrow Wilson”.
Ai shfaqi besimin se me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken do të jetë më ndryshe.
Kurti tha se kur bëhet fjalë për dakordimin e 4 shtatorit të vitit të kaluar për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, “më pëlqen ta lexoj nga fundi”.
“Në fund të tekstit të marrëveshjes… është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo është pjesa që më pëlqen më së shumti në të dhe është pika e fundit, prandaj unë e lexoj nga fundi”, tha zoti Kurti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Ballkanit Perëndimor.
Kurti tha se përmbajtja e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi është më e rëndësishme sesa afati apo shpejtësia me të cilën arrihet ajo.
“Ne nuk duhet të kemi bisedime ku do të përfshihen hartat me këtë idenë e vjetër të shkëmbimit të territoreve… Ne duhet të bisedojmë për njerëzit, qytetarët e komunitetet si përfituesit kryesor dhe jo për politikanët, fytyrat e të cilëve supozohet se duhet t’i shpëtojmë”, tha zoti Kurti duke nënvizuar se “nuk duhet të ketë bisedime me harta dhe jo harta me presidentët përreth, sepse, natyrisht hartat do të vazhdojnë të ekzistojnë, por duhet të jenë me ekspertet e demarkimit përreth tyre”.
Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet njëkohësisht më normalizimin e të dyja vendeve përbrenda tyre.
“Për fat të keq deri tash qeveria dhe presidenti i Serbisë janë përqendruar shumë në atë se çfarë ka humbur Serbia me pavarësinë e Kosovës. Unë jam shumë i gatshëm të angazhohem në bisedime se çfarë kanë humbur qytetarët dhe jo çfarë ka humbur Serbia e sunduar nga (Slobodan) Milosheviçi, që kreu spastrim etnik dhe gjenocid në pranverën e vitit 1999”.
“Kosova nuk ishte e tyre në radhë të parë. Mënyra si kërkojnë ata të kompensohen nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, diç që duket si Republika Srpska në Bosnjë, është e papranueshme”.
Ai tha se kushdo që kërkon kompensim kësisoj, e identifikon me apo pa vetëdije veten me regjimin e Milosheviqit.
Kurti tha se Bashkimi Evropian e ka lënë pasdore rajonin, posaçërisht Kosovën, e cila nuk është përfshirë madje as në regjimin e udhëtimit pa viza.
Duke nënvizuar se fati i rajonit është në BE, ai ritheksoi idenë e tij se Bashkimi Evropian do të duhej të organizonte një “Mini Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas modelit të fondit amerikan të pas Luftës së Dytë Botërore, për të ndihmuar rimëkëmbjen e shteteve të Evropës.
Zoti Kurti tha se është optimist që nëse Kosova dhe Serbia angazhohen në mënyrë serioze dhe të sinqertë në bisedime, mund të arrihet marrëveshje, ndërsa tha se është vështirë të parashikohet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe Kinës. Ai tha se ideja e tij për planin mini Marshall ka synim edhe mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor nga Rusia.
Kurti, ish kryeministër i Kosovës, aktualisht është kandidat i lëvizjes Vetëvendosje për këtë post. Por, lista e partisë së tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk është certifikuar, meqë prej saj nuk janë personat që janë të dënuar në tri vitet e fundit.
Ky kriter u vendos pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së qeverisë në largim. Debatet rreth kandidaturave janë përqendruar kryesisht tek zoti Kurti, pasi që në muajin shtator të vitit 2018, Gjykata e Apelit vërtetoi një vendim të muajit janar të atij viti, që dënoi Kurtin dhe tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
“Pati një paragraf, (në aktgjykimin e Kushtetueses) që besoj se ishte interpretim i njëanshëm, si diçka që ka të bëjë me mua dhe disa deputetë të tjerë që janë dënuar në tri vitet e fundit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i drejtuar nga zonja Valdete Daka, vendosi të mos e certifikojë listën tonë. Tani jemi ankuar në shkallën e parë. Shkalla e dytë do të jetë Gjykata e Lartë dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv. Në thelb tendenca është që të mos lejohen pesë veta nga 110 që të certifikohen. Tash për tash nuk e kanë pranuar tërë listën tonë, por mendoj se kjo do të zgjidhet brenda javës”, tha Kurti. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës