LAJMI I FUNDIT:

Kreu i KOK-ut mori pjesë në video-konferencën me presidentin e KON-it

Kreu i KOK-ut mori pjesë në video-konferencën me presidentin e KON-it
(Foto: Facebook/KOK)

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka marrë pjesë në video-konferencën e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, kur kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në Lojërat Olimpike në Tokio.

Hasani deklaroi se i pari i Lëvizjes Olimpike në botë, Thomas Bach, i siguroi presidentët e KO se bashkë me qeverinë e Japonisë dhe anëtarët tjerë të KON-it janë të vendosur që këto Lojëra të mbahen në kohën e paraparë dhe të jenë të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.


Presidenti Bach theksoi se në ditët e ardhshme do të bisedojë edhe me komunitetin e sportistëve, në mënyrë që më 23 korrik, në ceremoninë hapëse, të dërgojnë bashkërisht në mbarë botën mesazhin e solidaritetit dhe paqes.

Ai foli edhe për masat që do të merren për mbrojtje nga pandemia COVID-19, për çka tha se janë duke u përgatitur të gjithë skenarët e mundshëm si: pjesëmarrja e një numri të caktuar të tifozëve, rregullat e karantinimit, distanca, testimi, vaksinimi, jeta në Fshatin Olimpik, etj.

Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës është duke u përgatitur në mënyrë që në LO Tokio 2020 të marrë pjesë me numër sa më të madh të sportistëve, për çka së fundi ka shtuar mbështetjen ndaj sportistëve elitarë, të cilëve do t’u hiqen shpenzimet e përgatitjeve deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve, si dhe heqjen e shpenzimeve të një gare ndërkombëtare të vlefshme për pikë Olimpike.

Deri më tani, KOK ka një normë Olimpike me mundësin Egzon Shala dhe pesë norma që pritet të konfirmohen edhe zyrtarisht për sportistët e xhudos, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova, që do të qojnë në gjashtë numrin e normave Olimpike.

Lojërat Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë prej 23 korrik – 8 gusht 2021.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori