LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Bale duhet ta meritojë lojën, unë nuk dhuroj minuta

Mourinho: Bale duhet ta meritojë lojën, unë nuk dhuroj minuta
(Foto: Instagram/garethbale11)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, thotë se nuk do të vendosë thjesht që t’ia japë rastin Gareth Bale për të luajtur, porse ai duhet ta meritojë minutazhin.

Anësori uellsian u kthye me shumë bujë te Spursat në verën e kaluar në formë huazimi nga Real Madridi.


Megjithatë, ai ka dështuar që të lë përshtypje te klubi anglez duke luajtur vetëm në 11 ndeshje në të gjitha garat, edhe atë me minutazh të shkurtë.

“Nuk mund t’u jap lojtarëve minuta, minutazhi në fushë nuk është diçka që mund ta dhuroj, prandaj nuk do të veproj ashtu”.

(Foto: Instagram/garethbale11)

“Të gjithë i dimë vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në dy sezonet e fundit, të gjithë e dimë se ka ardhur i lënduar, të gjithë e dimë se madje edhe këtë sezon ka pasur ngritje dhe rënie në gjëra të vogla”.

Mourinho nuk i premton asgjë Bales për të ardhmen te Tottenhami
Lexo po ashtu Mourinho nuk i premton asgjë Bales për të ardhmen te Tottenhami

“Më e rëndësishmja është që të ketë vazhdimësi, të stërvitet pa probleme dhe kur një lojtar ka vazhdimësi në stërvitje, intensitet të lartë pa ndonjë problem, atëherë lojtari është i gatshëm”.

“Jo për t’i dhuruar minuta, por është i gatshëm që t’i meritojë minutat dhe për mua kjo dallon”, ka thënë Mourinho në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori