Paraburgim ndaj katër të dyshuarve në Kaçanik, kishin kryer 14 vjedhje të rënda
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L. B., B. G., A. H. dhe Ç. L. shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdim dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer 14 vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat.
Më 17.09.2020 kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej 300 euro dhe 60 euro para të metalta më datë 27.11.2020; 30 telefona të markave të ndryshme në vlerë prej 2,000 euro; më 24.12.2020 kanë arritur të vjedhin një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari; 1 sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura 265 euro, më datë 09.01.2021; më 14.01.2021 kanë vjedhur sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej 500 eurove; më 16.01.2021 kanë arritur të vjedhin një kompjuter thika dhe një palë këpuca në vlerë të pa përcaktuar; më 16.01.2021, kanë arritur të vjedhin një lap-top në vlerë prej 200 euro; më 28.12.2020 kanë vjedhur shumën e të hollave të metalta në vlerë prej 40-50 eurove si dhe në një tjetër rast shumën e të hollave të metalta 10-15 euro; më 05.01.2021 kanë arritur të vjedhin një sëpatë vlera e pa-përcaktuar nga i dëmtuari.
Gjyqtari i procedurës paraprake Riza Livoreka, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova