LAJMI I FUNDIT:

Pioli e pranon humbjen: Atalanta i vetmi ekip që nuk e kemi mposhtur, e merituan fitoren

Pioli e pranon humbjen: Atalanta i vetmi ekip që nuk e kemi mposhtur, e merituan fitoren

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas ndeshjes ku Atalanta iu dha leksion futbolli, duke i mposhtur në “San Siro” me rezultat 3-0.

Kjo ishte paraqitja më e keqe e Milanit këtë sezon, por që megjithatë, janë kampion dimri, pasi Interi nuk mundi të merrte më shumë se një barazim me Udinesen.

“Atalanta është ekipi i vetëm që nuk kemi mundur të mposhtim, e meritoi fitoren. Na vjen keq për mënyrën se si e morëm golin e parë, pastaj i dyti mbylli ndeshjen. Nuk duhej të ndodhte kështu”.


“Kishim nevojë të bënim më shumë dhe nuk ia dolëm. Ne mund të luajmë më mirë teknikisht, mjaftonte pak më shumë personalitet dhe saktësi”.

“Ne duhet të rifillojmë me shumë besim, kemi treguar se kemi cilësi. Niveli i shtatë më të mirëve në kampionat është cilësor, nëse intensitetit ulet, kundërshtarët kanë më shumë avantazh”.

Piolin foli edhe për titullin simbolik si kampion dimri, por nënvizoi edhe një herë që duhet të punohet shumë  që gabimet të korrigjohen.

“Të jesh kampion i dimrit është mirë … Ekipi është i vetëdijshëm për rrugën që po ndërtojmë. Ne e dimë që niveli duhet të rritet, ekipet me të cilat garojmë janë shumë të forta. Ne duhet të punojmë për të korrigjuar gabimet tona”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/