LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një vajzë në Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren
Foto: Ilustrim

Një femër është larguar nga shtëpia e saj dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 në rrugën “Arta”, në Prizren.


Siç thuhet në raport, raportimin e zhdukjes së saj e ka raportuar babai.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/