LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Tiranë, tritol makinës së një biznesmeni

Shpërthim në Tiranë, tritol makinës së një biznesmeni

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë, në fshatin Qesarakë.

Makina tip “Porche” në garazhdin e një pallati në pronësi të biznesmenit Saimir Naski, në rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.


Nuk dihen ende shkaqet se përse i është vënë tritol makinës, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.

Lexoni më poshtë informacionin e Policisë:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /tch/