Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është shprehur optimist në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt.
Dehari në një intervistë për Telegrafin, ka treguar arsyet se pse ka vendosur t’i hyjë garës për deputet pikërisht në këtë kohë.
“Garën për të hyrë në këto zgjedhje, e kam vendosur pas kërkesave të shumta që më kanë bërë që të kandidojë në listën për deputet. Unë kam shumë shokë në VV, që nga kthimi im në Kosovë, nga viti 1999 kam përcjellë të gjitha zhvillimet politike. Që nga themelimi i VV-së kam mbështetur veprimtarinë e saj, kam mbështetur natyrisht edhe programin e saj. Me kohë pastaj edhe jam anëtarësuar, në këtë kohë kur ka një mbështetje shumë të madhe në gjithë Kosovën dhe jashtë saj, kërkesën për të kandiduar për deputet e kam pasur shumë të vështirë ta refuzojë”, është shprehur ai.
Gjatë intervistës, Dehari ka folur edhe për rrugëtimin e LVV-së, teksa thotë se gjithmonë ka qenë i mendimit se një parti sikur Vetëvendosje, duhet te jetë në parlamentin e Kosovës.
“Ju e dini se në fillim LVV nuk ka qenë parti politike, por është angazhuar që ta ngrit zërin për t’i ndrequr të metat e shoqërisë në Kosovë. Me kohë vendosën që të futën në jetën parlamentare dhe kjo natyrisht që më ka gëzuar shumë, pasi që parlamenti i Kosovës ka pasur nevojë për një subjekt të tillë.
Shtroheshin shumë pyetje atëherë, se a është mirë apo keq që po hyn VV, natyrisht ka pasur mendime të ndryshme. Disa mendonin që është më mirë që VV të mbetet jashtë Kuvendit, dhe të vazhdojë aktivitetin siç kishte bërë atëherë, mirëpo për shtetësinë e Kosovës, për demokracinë e shoqërisë sonë, Kuvendi ka pasur nevojë që VV të jetë e pranishme edhe aty. Mendimi im ka qenë se Kuvendi ka nevojë për VV, nëse VV i mbanë qëndrimet siç i ka pasur deri në atë kohë”, ka potencuar Dehari.
Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, thotë se programi që do të prezantojnë para qytetarëve është i njëjti që ka qenë në zgjedhjet e kaluara.
“Meqë zgjedhjet e mëparshme nuk kanë qenë shumë larg, VV ka shpalosur programin para qytetarëve në të gjitha tubimet, po i njëjti program është edhe tash, dhe kërkon mbështetjen e qytetarëve me atë program. Që të vjen në pushtet dhe të zbatojë programin”, pohoi ai.
Në qoftë se arrin ta fitojë një ulëse në Kuvend, Dehari thotë se do të jap kontributin e tij në fushën e arsimit dhe kulturës e po ashtu edhe sa i përket diasporës.
“Në radhë te parë, nuk e shoh shumë të rëndësishëm a do të fitojë apo jo mandatin e deputetit, për mua është e rëndësishme të fitojë Vetëvendosje, por nëse fitojë mandatin, do të angazhohem në fushën e arsimit, kulturës. Dhe i njoh mirë edhe problematiken e mërgatës, dhe mund ta jap kontributin edhe këtu”, shtoi më tej ai.
E, sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Dehari thotë se LVV do të i tejkalojë të gjitha parashikimet e sondazheve.
“Me kontaktet që kam gjithandej Kosovës, më duket që i tejkalojnë të gjitha parashikimet e sondazheve që paraqitën çdo mbrëmje në ekrane televizive”, deklaroi ai.
Në fund të intervistës, Dehari kërkoi nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt.
“Mesazhi im është që të votojnë më të mirët, në këtë rast mendoj qe subjekti më i mirë dhe më shpresëdhënës është VV. Le ta votojnë VV-në, le ta mbështetësin atë, dhe le ti japin forcë të madhe që të mos mund të minohet siç ka ndodhur në të kaluarën, dhe ta zbatojë programin e vet, dhe t’i hyjë punës për kthesën e madhe që është përcaktuar LVV”, theksoi ai.
Theksojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse subjektet politike kanë dhjetë ditë kohë për fushatë zgjedhore.
LVV sikurse në zgjedhjet e kaluara, kandidat për kryeministër ka kreun e partisë, Albin Kurti, ndërkaq, listës së kësaj partie i është bashkuar edhe iniciativa e Vjosa Osmanit, me 14 kandidatë për deputetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025