LAJMI I FUNDIT:

LIVE: Nis mbledhja e KQZ-së, pritet shqyrtimi i rekomandimit për certifikimin apo jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin

LIVE: Nis mbledhja e KQZ-së, pritet shqyrtimi i rekomandimit për certifikimin apo jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës në vazhdim të përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Kujtojmë se janë 47 deputetë nga subjekte të ndryshe politike, për të cilët është rekomanduar nga Këshilli Gjyqësor që mos të certifikohen për deputetë.


Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dhënë disa sqarime shtesë rreth për votuesit jashtë Kosovës.

PZAP thotë se qytetarëve të cilëve iu kanë refuzuar aplikacionet, mund të dorëzojnë ankesat ose apelet e tyre në selinë e PZAP-it, ose përmes postës, transmeton Telegrafi.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me qëllim të informimit të Votuesve Jashtë Kosovës me të drejte vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, konform nenit 5 paragrafi 1 dhe 2 i Rregullit nr.2/15 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-së, mund të parashtrojnë ankesat ose apelet në kuptim të nenit 10 paragrafi 1 dhe 2 të kësaj rregullore në PZAP. Ankesat ose apelet mund të dorëzohen në selinë e PZAP-it drejtpërsëdrejti apo përmes postës”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/