LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve politike për vendimin e Kushtetueses: Askush nuk është mbi ligjin

Njohësit e çështjeve politike për vendimin e Kushtetueses: Askush nuk është mbi ligjin

Njohësit e çështjeve politike i kujtojnë Vetëvendosjes se askush nuk është mbi Ligjin.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila nuk lejon kandidimin e personave të dënuar gjatë tri viteve të fundit ka vënë në pikëpyetje kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Analisti Fisnik Halimi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përfill vendimin e KQZ-së për mos certifikimin eventual të Kurtin në zgjedhje. Megjithatë Halimi mendon se gara do të dëmtohet nëse Kurti nuk garon në zgjedhje.

“Lejimi apo jo i Albin Kurtit dhe të tjerëve nuk duhet të bëhet temë e kësaj fushate zgjedhore. Në të njëjtën kohë gara do të dëmtohet shumë nëse Kurti nuk është pjesë e garës. Mendoj se Vetëvendosje nuk do ta përfill këtë vendim deri në momentin e fundit dhe pastaj kur të sosen të gjitha afatet ligjore do ta përzgjedh një person të dytë nga lista e saj”, deklaroi Fisnik Halimi, për RTV Dukagjinin.

Publicisti Shkelzen Maliqi thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe se Kurti nuk dallon nga 46 kandidatët tjerë që mund të mos lejohen të garojnë në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kur është dënuar Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës, gjykatësit kanë pasur konsideratë për shkak se ishte shef i opozitës dhe ia kanë dhënë dënimin me kusht”.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar për këtë çështje duke thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e KQZ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori