LAJMI I FUNDIT:

Barcelona akuzon gjyqtarët se janë kundër tyre në çdo takim

Barcelona akuzon gjyqtarët se janë kundër tyre në çdo takim

Barcelona nuk është e lumtur me gjyqtarët në këtë edicion, e kjo u shfaq edhe në të dielën e javës së kaluar në finalen e humbur të Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaot.

Ronald Komena ka kritikuar mënyrën se si po referojnë gjyqtarët në një takim të tyre, duke thënë se ata janë kundër skuadrës katalunase.

“Më mirë mos të them asgjë për gjyqtarët, vetëm do t’i përsërisja gjërat dhe kjo është e qartë tashmë se ata janë kundër nesh”, ka thënë trajneri holandez.


Barcelona njofton se do ta apelojë kartonin e kuq të Messit
Lexo po ashtu Barcelona njofton se do ta apelojë kartonin e kuq të Messit

Koeman nuk ishte i lumtur me numrin e fauleve për Bilbaon, që u lejuan sipas tij që loja të vazhdonte në çdo rast pothuajse.

Blaugranasit ishin ankuar për referim edhe në takimet ndaj Getafes, Sevillës, Real Madridit dhe Juvenusit.

Kjo Barcelonë nuk është si ajo e disa viteve të kaluara – statistikat tregojnë se ata janë një skuadër mesatare
Lexo po ashtu Kjo Barcelonë nuk është si ajo e disa viteve të kaluara – statistikat tregojnë se ata janë një skuadër mesatare

“Nuk e kuptoj VAR-in, mendoj se VAR-i është kundër Barcelonës…kanë kaluar pesë ndeshje dhe nuk kemi përfituar asgjë nga ata”, kishte thënë Koeman pas ndeshjes me Real Madridin.

Ai nuk e ka kufizuar kritikën e tij as në ndeshjet që përfshijnë ekipin e tij, duke vënë në dyshim vendimin për të mos dhënë një penallti për Eibarin kundër Real Madridit në dhjetor.

Pamje nga të gjitha këndet: A ishte vendimi i duhur që Messi të ndëshkohej me karton të kuq?
Lexo po ashtu Pamje nga të gjitha këndet: A ishte vendimi i duhur që Messi të ndëshkohej me karton të kuq?

“Nëntë nga 10 tifozë të Madridit do t’ju thonë se kjo është një penallti. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë pse ndonjëherë ata thirren dhe ndonjëherë jo”, kishte thënë më tej Koeman.

Të dielën, ai nuk ishte aq i hapur, por komentet e tij treguan pakënaqësinë e tij edhe një herë për gjyqtarët dhe VAR-in. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij

Serie A
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Ndërkombëtare
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit

Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit

Serie A
Tre yjet e mëdha të Real Madridit humbasin stërvitjen, pritet të mungojnë në Copa del Rey

Tre yjet e mëdha të Real Madridit humbasin stërvitjen, pritet të mungojnë në Copa del Rey

La Liga
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori