Presidenti i shoqërisë “Il Veltro Editrice” dhe kryeredaktor i albanianews.it, Franco Tagliarini, është shuar në moshën 82-vjeçare. Specialisti i Trashëgimisë Jomateriale, Shpend Bengu, rrëfen vitet e tij të para të fëmijërisë në Shqipëri.
“Fillimisht, Franco Tagliarinin e kam takuar në disa konferenca në Itali, por nuk kam guxuar që t’i afrohesha për shkak të hijes së rëndë. Gjatë kohëve të fundit bëra një dokumentar për shkollën e Kavajës dhe për këtë i kërkova disa materiale. U gëzua shumë dhe m’i ka dhënë të gjitha falas; të gjitha me një cilësi të jashtëzakonshme. Periudha nga viti 1939 e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, nuk do të ishte pasqyruar në dokumentar nëse s’do t’i kisha këto materiale. E kam falënderuar sa ishte gjallë dhe e falënderoj dhe sot. Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh dhe në dokumentacionin e dokumenteve albanologjike”, shprehet Bengu.
Bengu ndalet veçanërisht tek i ati i Tagliarinit, Francesco, i cili gjatë pushtimit Italian ka qenë në Shqipëri për promovimin e kulturës, përmes drejtimit të revistës mujore për turizmin, “Drini”, dhe si drejtor i përgjithshëm i organit botues “Distatpur”.
“Francesco Tagliarini, që në fillim të viteve 1940 vjen në Tiranë me kërkesë nga Këshilli i Ministrave të asaj kohe të Shqipërisë, për t’u bërë drejtor i shtypit propagandës dhe turizmit, aty ku sot është Bashkia e Tiranës. Nga bisedat e fundit që kam bërë me mikun tim Franco, i ati i tij kishte lidhje familjare me vëllain e Mussolinit, Arnaldo, emrin e të cilit e mori shkolla e Kavajës. Ardhja në Tiranë e Francesco Tagliarinit, nuk ishte e rastësishme. Me ardhjen e tij hapet për herë të parë edhe botimi i revistës Drini’, për të cilën ka bashkëpunuar dhe me artistë të njohur shqiptar, siç është dhe Fadil Pëllumbi. Shumë nga akuarelet apo veprat e tij pasqyroheshin në revistat e asaj kohe. Ka themeluar edhe një ent tjetër botues, ‘Distatpur’, që merrej me materialet e trashëgimisë jomateriale edhe materiale. Pas kthimit në Itali merr me vete të gjitha materialet e revistës ‘Drini’ që kaluan në arkivin e familjes. Së bashku themelojnë edhe arkivin, në dispozicion të shoqërisë italiane. Kohët e fundit, një shoqatë ka bashkëpunuar ngushtë edhe për promovimin e materialeve nga Shqipëria, siç është dokumentari për kartolinat. Me keqardhje duhet që të themi se shumë nga këto materiale janë menaxhuar keq nga publiku shqiptar”, tregon Bengu.
Përpos këtyre nismave, këto dëshmi historike të rëndësishme i ka ruajtur në Fondin Francesco edhe Franco Tagliarini. Prandaj, Bengu i bën apel shtetit që t’i digjitalizojë, sepse janë të domosdoshme në prezantimin e së shkuarës së Shqipërisë përmes dokumentacionit konkret. /Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Lufta e Koresë: Gjenerali amerikan që për pak nuk e nisi luftën bërthamore
NJERI – UJK
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
FRIKË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania