LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Man City nuk do të blejë në janar, presim kthimin e Agueros

Guardiola: Man City nuk do të blejë në janar, presim kthimin e Agueros

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për media, duke thënë se nuk do të bëjnë blerje në afatin kalimtar dimëror.

Timonieri i qytetarëve pret që të kthehet Sergio Aguero, pasi sipas tij, argjentinasi është shumë i rëndësishëm për ekipin.


“Aguero nuk është ende gati, nuk e di se kur do të kthehet nga izolimi. Na mungon, na duhet. Shifrat flasin vetë, ai është sulmuesi më i mirë në historinë tonë dhe mund të fitojë ndeshjet vetë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Trajneri u pyet edhe për një vazhdim të mundshëm të kontratës nga Gabriel Jesus, ku po flitet për katër vite.

“Ka befasuar në shumë mënyra, kur merr një lojtar nuk e di se si do të përshtatet. E përsëris, ai na befasoi në shumë aspekte dhe është në moshën e duhur për t’u rritur më tej. Dhe ai e di se ku duhet të përmirësohet”, nënvizoi ai.

Në fund Guardiola që njihet për blerjet e shumta, ka thënë se klubi nuk do të harxhojë, por skuadra do të përmirësohet.

“Ne po luajmë mirë në situata të caktuara, por duhet të përmirësohemi. City nuk do të transferojë në janar”, e mbylli ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori