LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo: Askush nuk mund t’i paguajë pagat e Neymar e Mbappe

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo: Askush nuk mund t’i paguajë pagat e Neymar e Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka thënë se askush nuk mund t’ua plotësojë kushtet sikurse klubi aktual, dyshes Kylian Mbappe dhe Neymar.

Kontratat e të dy sulmuesve përfundojnë në vitin 2022 dhe PSG po kërkon t’i rinovojë ato.


“Zgjedhja midis Neymar ose Mbappe? Është e vërtetë që situata është shumë e komplikuar, por nëse PSG nuk ka mjete tani për të qenë në gjendje të mbajë dy yjet e saj, cila skuadër ka kapacitetin për të paguar pagën e secilit lojtar? Mos mendoni për ndonjë skuadër”, ka thënë Leonardo në një intervistë për France Football.

Bisedimet me Mbappe nuk kanë përparuar siç do të donte PSG, ndërsa Mauricio Pochettino gjithashtu ka marrë disa vendime që nuk i kanë pëlqyer 22-vjeçarit prej ardhjes së tij.

Përveç kësaj, PSG ëndërron të josh Lionel Messin kur kontrata e tij skadon në qershor, kështu që nëse Neymar dhe Mbappe duan të luajnë me të, ata do të duhet të ulin pagat në mënyrë që klubi të mos shkelë rregullat e FFP.

Ky problem mes Mbappes dhe klubit mund të funksionojë në favor të Real Madridit, kur ai do të ketë vetëm një vit nga kontrata e tij gjatë verës.

Francezi është një nga nënshkrimet e ëndrrave të Los Blancos , së bashku me Erling Haaland të Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori