Maqedonia e Veriut në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës kundër coronavirusit
![Maqedonia e Veriut në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës kundër coronavirusit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/Shkupi-4-me-llogo-780x439.jpg)
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut thotë se po përgatit një fushatë informuese për qytetarët rreth rëndësisë së imunizimit kundër koronavirusit, duke vënë theksin mbi sigurinë e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19.
Mjeku familjar, Liridon Disha thotë për “Radion Evropa e Lirë” se duhet që sa më shpejtë të nisë fushata vetëdijesuese, që sipas tij, të mos i lihet hapësirë përhapjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale rreth vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
“Për t’i bindur qytetarët nevojitet një fushatë vetëdijesimi përpara se të fillojë vaksinimi. Mesazhet të cilat do të transmetohen në këto fushata, duhet të jenë të shkurtra dhe të qarta mbi përmbajtjen e vaksinës dhe aplikimin e saj. Në media duhet të dalin mjekë me renome, të cilët në vazhdimësi duhet të sqarojnë për përfitimet nga marrja e vaksinës. Dita e vaksinimit duhet të shihet si ditë feste, në të cilën fiton e mira ndaj të keqes”, thotë ai.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka porositur mbi 1.6 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit. Prej tyre, 800 mijë doza janë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, ndërkaq, 833 mijë të tjera janë nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, program ky që ka për synim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra. Maqedonia e Veriut, më 18 janar bëri të ditur se do të marrë nga Serbia edhe 8 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Megjithatë, vaksinat e para ende nuk kanë arritur në Maqedoni të Veriut, gjë që ka bërë që partitë në pushtet dhe ato në opozitë të shkëmbejnë akuza lidhur me vonesën e arritjes së tyre.
Ndryshe, në bazë të hulumtimit të realizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin e publikoi Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), më shumë se gjysma e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut besojnë në teoritë konspirative rreth koronavirusit.
Sipas këtyre të dhënave, më shumë se 40 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të sigurt se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, 10 për qind kanë thënë se me gjasë nuk do të pranojnë të vaksinohen.
Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me publikun, thotë se niveli i mosbesimit të qytetarëve në vaksinë, ka të bëjë me faktin se për të më shumë flasin politikanët sesa ekspertët e shëndetësisë.
“Sa më shumë këtë çështja t’ia lëmë në duar ekspertëve të shëndetësisë, aq më pak do të kemi nevojë të luftojmë me lajmet e rreme. Përderisa drejtuesit politikë e shohin veten si kompetentë që të vlerësojnë se një ilaç i caktuar apo vaksinë është më shumë apo më pak efikase, do të kemi një situatë të tillë ku qytetarët do të bien pre e dezinformatave”, thotë Kordallov.
Ai shton se duhet të bëhet një fushatë vetëdijesimi për të bindur qytetarët se vaksinimi shpëton jetë.
Në opinion janë nxitur debate lidhur me atë nëse besimtarët myslimanë duhet ta marrin ose jo vaksinën kundër koronavirusit, pas dyshimeve se vaksina përmban xhelatinë derri, pra nuk është prodhim sipas standardeve “hallall”.
Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se vaksinat që pritet të vijnë mbesin të pranueshme, pavarësisht se për momentin për to nuk ka informacione nëse janë prodhuar me standardet “Hallall”. Nga kjo bashkësi thonë se përmes vaksinës kundër koronavirusit do të shpëtohet jeta e shumë qytetarëve.
“Për ne mbetet e pranueshme vaksina të cilën e rekomandojnë institucionet përkatëse të shëndetësisë në
Maqedoninë e Veriut dhe u rekomandojmë besimtarëve myslimanë ta marrin të njëjtën, derisa nuk kemi një zgjedhje tjetër”, kanë theksuar nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, vazhdimisht ka thënë se sistemi shëndetësor i vendit është i përgatitur për të realizuar fushatën e vaksinimit, duke bërë të ditur se 5 mijë e 850 dozat e para të vaksinës do të arrijnë në shkurt.
Maqedonia e Veriut po ashtu ka siguruar dy frigoriferë ku do të ruhen vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, të cilat kërkojnë një temperaturë prej minus 70 gradë Celsius.
Të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësorë, pasuar nga banorët e shtëpive të pleqve si dhe grupet e tjera që janë më të rrezikuara./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Opozita ka paralajmëruar protestë, policia publikon planin e masave – rrugët që do të bllokohen në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-30-380x233.jpg)
Opozita ka paralajmëruar protestë, policia publikon planin e masave – rrugët që do të bllokohen në Tiranë
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476120566_955047453392488_5655282730459612437_n-e1739004266348-380x233.jpg)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti