LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Ligji po i dënon qytetarët, e po kursen politikanët kur është në pyetje shëndeti publik

Ymeri: Ligji po i dënon qytetarët, e po kursen politikanët kur është në pyetje shëndeti publik

Ish-deputeti Visar Ymeri ka shprehur shqetësimin e tij se subjektet politike nuk po respektojnë situatën me pandeminë.

“Problemi i kësaj fushate është edhe më i madh pasi ka një ndarje mes atyre që nuk preken nga ligji dhe atyre që ligji i dënon. Në pyetje është shëndeti publik. Na është thënë prej një viti që masat janë marrë për të mbrojtur shëndetin publik. Tash pasi erdhi fushata asnjë nga subjektet politike nuk po qanë kokën për shëndetin publik”, tha ai në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se është e pafalshme që të del në tubime ministri apo ish-ministri i Shëndetësisë.


“Nuk mund të kenë fajin e njëjtë si qytetarët që dalin në tubime si Ministri apo Ish-ministri i Shëndetësisë që janë marrë me shifra prej një viti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për fushatën, ish-deputeti thotë se interesante është që PDK po dëshiron të merr tonin e fushatës.

“Ftesa për debat, pastaj propozimi i temave ekonomike e elemente tjera, tregojnë se PDK dëshiron të vendos temat e debatit e pastaj të tjerët të përgjigjen”.

Ymeri thotë se veprimi i PDK-së nuk është i pa mençur sa i përket fushatës.

Ish-deputeti thotë se duke hyrë në tema sociale si ngritja e pagës minimale në 300 euro, PDK po synon terrenin e Vetëvendosjes pasi sipas tij kjo i fundit i ka këto tema të majta për zemër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori