LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj paralajmëron bashkimin me Shqipërinë, fajëson BE-në për mos heqjen e vizave

Haradinaj paralajmëron bashkimin me Shqipërinë, fajëson BE-në për mos heqjen e vizave

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ka folur edhe për disa tema të hapura e për të cilat përgjegjës e ka bërë Bashkimin Evropian.

Haradinaj ka thënë se do të jetë përkrahës i të gjitha institucioneve të vendit që janë në shërbim të vendit. Ai ka shtruar një pyetje të hapur se çfarë do të ndodh pas katër apo pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë.

“Kam një pyetje të hapur për të gjithë ju. Çka ndodh pas katër ose pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë, dhe duhet ta kuptoni saktë pse po e bëjë këtë pyetje. Nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-së, e nëse Kosova nuk ka liberalizim të vizave nga BE-ja, nuk ka njohje nga pesëshja e BE-së dhe na mbajnë vjerrë si na kanë mbajtur deri tash, e nëse nuk jemi në dyert e OKB-së çka ma andej, a do ta pranojmë atë që janë munduar me më bindë mua se Kosova është e lodhtë, e dobët, nuk mund BE-n të ketë Ushtrinë, pavarësimin energjetik, ligjin për Trepçën, se duhet të ulemi ne dialog me u nda me Serbinë në mënyrë që çka të jetë me fitu pavarësinë. A duhet me pranu këtë epilog njëherë në Kosovë, dhe kush mund ta pranojë këtë epilog, dhe nëse jo, atëherë çka..? A duhet të pranojmë se jemi në konflikt të ngrirë siç po thotë Vuçiqi nganjëherë atje?”, ka pyetur Haradinaj.


Haradinaj tha se Kosova nuk mund të pres derisa të tjerët të kenë disponim për të përfunduar shumë tema të hapura.

“Do të vjen ajo ditë që do të duhet me ditë presidenti i ri amerikan, kancelarja ose kancelari i ri gjerman, se çka do t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026, a kanë me i thënë rrini e pritni se kemi me bë diçka me juve. Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt I ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbajeni në mend këtë, jo se na po duam, por që 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”, është shprehur Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori