Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot përfaqësues të bizneseve në vend, me të cilët ka debatuar për programin e rimëkëmbjes ekonomike.
Hoxhaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve tha se, e dinë se ata që mund të krijojnë vende të punës dhe që mund të rrisin ekonominë janë përfaqësuesit e biznesit privat.
“Ne mendojmë që programi jonë për zhvillim ekonomik përbëhet prej dy pjesëve, pjesa e parë është që duam të menaxhojmë dëmet të cilat janë krijuar nga pandemia në raport me zhvillimin ekonomik të vendit. Në pjesën e dytë e mendojmë që duhet të ketë një pako stimuluese e cila pako stimuluese duhet t’i adresojë të gjitha pritjet, shqetësimet dhe problemet të cilat ju i keni si rezultat i pandemisë. PDK ju sheh partner për ta zhvilluar vendin, për të krijuar vende të reja të punës, për ta rritur ekonominë e vendit dhe mirëqenien e vendit dhe këtu jemi shumë të vendosur. Së dyti, është e vetmja parti e cila ka program të qartë elektoral, ne duam që këtë vend ta bëjmë vend demokratik dhe në demokraci në kohë të zgjedhjeve partitë politike i prezantojnë ofertat e tyre elektorale, i debatojnë ofertat elektorale dhe marrin përsipër obligimet në raport me shtresat e caktuara, me biznesmen të caktuar se çka duhet të ndryshohet. Këtu jam i bindur që jemi shumë kredibil se edhe në të kaluarën kur kemi bërë premtime të caktuara nuk kanë qenë premtime po kanë qenë zotime të cilat i kemi zbatuar sapo kemi ardhur në pushtet. Së treti ne e kemi një listë të masave konkrete të menjëhershme të cilat do t’i adresojnë të gjitha problemet, kërkesat, pritjet që i ka sektori privat në 100 ditëshin e parë dhe në mandatin tonë”, tha Hoxhaj.
Ai është shprehur i bindur se gjatë mandatit të parë në krye të qeverisë së vendit do të ndryshojnë gjendjen ekonomike në vend, derisa tha se janë të vendosur që të adresojnë të gjitha problemet që bizneset i kanë si pasojë e pandemisë.
Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar Bedri Hamzën si ministër të Financave kur të vije në qeveri, e i njëjti para bizneseve ka treguar detaje të programit të rimëkëmbjes.
“E para ke përkrahja e sektorit privat, fond rreth 1 miliardë euro, pse, nuk ngjallet ekonomia pa u zhvilluar sektori privat. Mbi 500 milionë euro janë të parapara grante direkte, para pa kthim, shteti ka me iu dhënë bizneseve në mënyrë transparente përmes buxhetit me kritere të qarta. Ka me u diskutua në Kuvend krejt le ta shohin, le të vijnë edhe ata që përfaqësojnë bizneset le të marrin pjesë në shpërndarje të tyre. Nuk janë pak para, nëse ndahen mirë, nëse bëhen e duhet me ndodh ato janë goxha shumë para. Subvencionimi i normave të interesit, të gjitha ndërmarrjet prodhuese pa dallim edhe eksportuese është një ndihmë e madhe, se nëse në këtë krizë biznesi punon e fitimin e hajnë normat e interesit, kjo nuk funksionon, po nëse dikush mendon që banka duhet me të dhënë kredi pa norma të interesit ne nuk guxojmë të shkatërrojmë sistemin bankar se e rrënojmë shtetin, prandaj është paraparë subvencionimi i normave të interesit që është qindra miliona euro”, tha ai.
Hamza tha se TVSH nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi , siç ka ndodhur deri tash, por mbledhja përkatësisht pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit, ndërsa tha se do të ndodh edhe rritja e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100 për qind për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100 për qind për bizneset.
Përfaqësuesit e bizneseve diskutuan lidhur me projektin e rimëkëmbjes ekonomike të prezantuar nga PDK, për çka kërkuan edhe sqarime të detajuara se si do të zbatohet ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës