Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e marrjes së postit nga Presidenti i SHBA. Por në ceremoninë e Bidenit të mërkurën, pothuajse gjithçka do të jetë ndryshe në Uashington.
Uashingtoni, një qytet në gjendje të jashtëzakonshme. Pas ngjarjeve të 6 janarit, kur një numër i vogël policësh jashtë Kapitolit u vunë poshtë nga kryengritës të dhunshëm, frika e trazirave në ditët para ceremonisë së marrjes së postit nga Joe Biden të mërkurën është e madhe.
Dhe edhe nëse ka kaluar në sfond që nga sulmet e Kapitolit – pandemia e coronavirusit vazhdon me tërbim në Uashington dhe në të gjithë SHBA, si dhe pothuajse kudo në botë.
Pra, këto nuk janë shenja të mira për një festë popullore për të shënuar marrjen e detyrës nga Presidenti i zgjedhur Demokrat i SHBA.
Zakonisht, qindra mijëra vetë mblidhen në National Mall në Uashington për të parë shkurt Presidentin që bën betimin në shkallët e Kapitolit, për të dëgjuar programin muzikor ose thjesht për të qenë atje.
Përveç shfaqjeve nga yje të tillë si Beyonce ose Aretha Franklin, koret për fëmijë dhe kishtare janë gjithashtu pjesë e programit të ceremonisë së marrjes së detyrës.
Betimi zyrtar i presidentit zakonisht pasohet nga një paradë, në të cilën çifti presidencial dhe ai zëvendëspresidencial ecin pranë tribunave të spektaktorëve në Pennsylvania Avenue drejt Shtëpisë së Bardhë. Në paradë marrin pjesë edhe ushtarakë dhe banda të ndryshme me instrumente frymorë.
Jo turma njerëzish
Këtë vit gjithçka është ndryshe. Zyrtarët u bëjnë thirrje të gjithë amerikanëve që të mos vijnë për festimet.
“Në 20 janar do të ketë një transferim të pushtetit dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në qeverinë federale për të garantuar sigurinë e rajonit përreth kryeqytetit tonë”, thuhet një deklaratë të përbashkët të kryetares së bashkisë të Uashingtonit dhe të guvernatorëve të dy shteteve fqinje, Maryland dhe Virxhinia.
“Për shkak të rrethanave të veçanta […] siç janë kryengritja e dhunshme e javës së kaluar dhe pandemia vdekjeprurëse COVID-19, ne po ndërmarrim hapin e jashtëzakonshëm për të inkurajuar amerikanët të mos vijnë në Uashington, DC”.
Në ceremoninë e parë të marrjes së postit nga Barack Obama në vitin 2009, në qendrën e Uashingtonit u mblodhën 1.8 milionë vetë. Te Donald Trumpi në vitin 2017 duhet të kenë qenë rreth 500.000 vetë.
Edhe para se ekstremistët e djathtë të sulmonin Kapitolin në 6 janar, sulm në të cilin u vranë pesë persona, ceremonia ishte planifikuar këtë vit si ngjarje me një audiencë shumë të vogël.
Një “paradë gjigante e marrjes së postit në Pennsylvania Avenue” nuk ishte e përshtatshme për shkak të virusit, njoftoi Joe Biden në fillim të janarit.
Niveli më i lartë i sigurisë
Që nga trazirat, COVID-19 është bërë shqetësimi i vogël.
Kryeqyteti i SHBA është barrikaduar, në qendër të Uashingtonit shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë tashmë të mbuluara me qepena druri të rëndë.
Shërbimi Sekret ka marrë përgjegjësinë për sigurinë rreth ceremonisë të mërkurën.
Më shumë se 20.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë mobilizuar për ceremoninë. Për krahasim: në ceremoninë e Trump katër vjet më parë ishin rreth 8000 ushtarë.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Jeta normale pothuajse do të ndalet në Uashington të mërkurën, shumë kufizime janë në fuqi që tani.
Zona përreth Kapitolit është e ndaluar për trafikun dhe ushtarët e armatosur patrullojnë përgjatë një gardhi të gjatë dy metra rreth selisë së Kongresit.
“Unë ndihem i sigurt tani, kjo këtu duket si bazë ushtarake”, i tha DW Jim Freund, një banor lokal që jeton disa blloqe larg Kapitolit.
Rezervimet janë anuluar
Nga fundjava, 14 stacione të metrosë në qendër të Uashingtonit do të qëndrojnë të mbyllura.
Për demonstruesit e mundshëm do të bëhet sa më e vështirë të afrohen në vendin e ngjarjes.
Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por është mjaft e mundshme që National Mall midis Kapitolit dhe Memorialit të Linkolnit do të mbyllet plotësisht, edhe për këmbësorët.
Parukeritë dhe palestrat të mërkurën do të mbyllen, nëse nuk janë mbyllur tashmë për shkak të pandemisë.
Dhe qëndrimi në Uashington gjatë javës së përurimit nuk do të jetë i lehtë për mysafirët e jashtëm.
Të mërkurën, Airbnb njoftoi se kishte anuluar të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit gjatë kësaj periudhe.
Në deklaratën e saj, kompania për ndërmjetësimin e strehimit privat tha se vendimi ishte bazuar në kërkesën e kryetarit të bashkisë së Uashingtonit dhe guvernatorëve të shteteve fqinje për të qëndruar larg kryeqytetit.
Veç kësaj kishte gjithashtu informacione se milicë dhe protestues të dhunshëm duan të vijnë në qytet për të prishur ceremoninë e Bidenit.
“Ne vazhdojmë të punojmë për të siguruar që anëtarët e grupeve të tilla të mos bëhen pjesë e komunitetit Airbnb”, tha kompania.
Kundërshtarët e betuar të Joe Bidenit nuk do të pengohen nga këto masa. Por ndryshe nga sulmi kundër Kapitolit, Uashingtoni tani shpresohet të jetë i përgatitur. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj