LAJMI I FUNDIT:

H&M përballet me reagime të ashpra për madhësitë që përfshin koleksion i ri

H&M përballet me reagime të ashpra për madhësitë që përfshin koleksion i ri

H&M njihet për bashkëpunimet e saj të lakmuara për edicionin e kufizuar të stilistëve, por e fundit ka shkaktuar reagime të ashpra për mungesën e përfshirjes së madhësive.

Koleksioni i modës “H&M x Simone Rocha” u zbulua me 14 janar, por njerëzit tashmë kanë vërejtur një problem me madhësinë. Brenda fushatës së mediave sociale të shitësit, Simone Rocha thotë në një video se koleksioni është bërë për t’u ndarë me njerëz në të gjitha moshat, të gjitha madhësitë, të gjitha kombësitë.

Në një video promovuese të ndryshme, aktorja e “Normal People” Daisy Edgar-Jones mund të shihet duke modeluar disa nga rrobat ndërsa thotë: “Ndjej që rrobat e saj janë bërë për të gjithë, gjë që është vërtet e mrekullueshme”.


Megjithatë, më pas u konfirmua në Instagramin zyrtar të H&M se pjesë nga koleksioni i grave, që do të lansohet 11 Mars, do të shkojnë nga masat XS në L në vendet Evropiane, ndërsa SH.B.A. do të ketë gjithashtu XL.

View this post on Instagram

A post shared by H&M (@hm)


Shumë blerës të mundshëm kanë shkuar në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre për humbjen e opsioneve të madhësisë plus. Përdoruesja Louise McSharry shkroi: “Unë marrëzisht supozova se koleksioni do të vinte së paku në madhësinë standarde britanike. ‘Kjo nuk po i bën veshjet tuaja të arritshme për ‘të gjitha madhësitë’. Në fakt, kjo është një goditje në dhëmbë për gra si unë që mund të kursejnë me vite dhe akoma nuk janë në gjendje të veshin një nga pjesët e tua të bukura”.

Ajo shtoi: “‘Të gjitha madhësitë’ nuk është një frazë që mund të përdorësh për ta bërë veten të ndihesh sikur je gjithëpërfshirës”.

Shumë të tjerë janë përgjigjur të zhgënjyer, duke thënë se një madhësi e madhe në H&M gjithsesi del e vogël për ta. Sipas udhëzuesit të tyre të madhësisë në internet, një L është ekuivalente me një madhësi në Mbretërinë e Bashkuar 16-18. Aktorja e “Derry Girls”, Siobhán McSweeney gjithashtu shkroi në Twitter zhgënjimin e saj, duke thënë: “Përsëri një tjetër dizajner që pretendon të jetë gjithëpërfshirës akoma duke mos përfshirë madhësinë që do të përfshinte gjysmën e popullsisë që ajo synon”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

Dua bebe
Kalo në kategori