LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në disa prej tyre ka pasur intervenime

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në disa prej tyre ka pasur intervenime
Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton se mirëmbajtja dimërore e rrugëve po vazhdon me intensitet të shtuar.

Në raportin 24-orësh të MI-së, thuhet se, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe se në disa prej tyre ka pasur intervenime në hedhjen e kripës.


Në auto-udhën R6 Doganaj – Hani i Elezit, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, u intervenua me kripë dhe pastrim të borës si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Ndërsa intervenime me kripë kishte në drejtimet Suharekë – Morinë dhe Suharekë – Gjurgjicë.

Gjithashtu në Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me kripë.

Në rajonin Peja 1, temperaturat janë mjaft të ulëta dhe ka ngrica, bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Duhet cekur se në rrugën Kuqishtë – Bogë ka vështirësi në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për shkak të parkimit të veturave në shiritin qarkullues. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për shkak të reshjeve të borës temperaturave nën zero, u intervenua me kripë e rërë dhe në pastrim të borës, në mbrëmje e në mesnatë dhe ne orët e mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Gjakova 2, Prishtina 2, Peja 2, Ferizaj 1, s’ka intervenime sepse gjendja e rrugëve është e mirë.

Gjakova 1, në këtë rajon ka pasur intervenime në akset rrugore ku ka pasur ujë në rrugë, po ashtu është hedhur kripë dhe zhavorr. Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme dhe pa ngrica.

Prizreni 2, për shkak të temperaturave të ulëta është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren – Morinë, Prizren – Prevallë, Zhur – Dragash – Restelicë, Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët, Prizren – Prevallë, Dragash – Brod dhe Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura për qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohësisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori