Njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të lejohen të shkojnë në restorante dhe kinema më herët se të tjerët, tha një ministër gjerman, duke kundërshtuar anëtarët e tjerë të kabinetit që deri më tani kanë kundërshtuar liritë e veçanta për personat e vaksinuar.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas tha se shteti kishte kufizuar në mënyrë masive të drejtat themelore të njerëzve në mënyrë që të parandaloheshin infeksionet si dhe të shmangeshin spitalet e mbingarkuara.
“Ende nuk është sqaruar përfundimisht se në çfarë mase njerëzit e vaksinuar mund të infektojnë të tjerët”, tha Maas.
“Ajo që është e qartë, megjithatë, është që një person i vaksinuar nuk ia merr më askujt një ventilator. Kjo heq të paktën një arsye qendrore për kufizimin e të drejtave themelore”, u shpreh ai.
Rreth 1 milion njerëz në Gjermani janë vaksinuar deri të premten, sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive. Rreth 83.2 milionë njerëz po jetonin në vend në fund të vitit 2020.
Komentet e Maas janë në kontrast me ministrat e tjerë gjermanë, të cilët kanë kundërshtuar të drejta të tilla të veçanta, nga frika se mund të çojë në pabarazi në shoqëri në një kohë kur jo të gjithë kanë mundësi të vaksinohen.
Ministri i jashtëm theksoi se qeveria po kufizonte gjithashtu të drejtat e njerëzve që drejtonin restorante, kinema, teatro dhe muze.
“Ata kanë të drejtë të rihapin bizneset e tyre në një pikë, nëse ekziston një mundësi për ta bërë këtë”, deklaroi Maas, duke shtuar se nëse do të kishte vetëm njerëz të vaksinuar në vende të tilla ata nuk do të rrezikonin më njëri-tjetrin.
Derisa ai pranoi se kjo mund të çonte në pabarazi për një “periudhë tranzitore”, ai tha se një veprim i tillë do të justifikohej sipas kushtetutës, për sa kohë që kishte një arsye objektive dhe kjo nuk ndikonte në shërbimet themelore publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2-13-780x439.jpg)
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-18-780x439.png)
Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja
![Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-10-780x439.jpeg)
Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht