Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi të shtunën veteranen e politikës së jashtme amerikane Wendy Sherman, negociatorja kryesore e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit.
Biden emëroi gjithashtu zonjën Victoria Nuland, e cila ka shërbyer si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore në NATO dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, si Nënsekretare e Shtetit për çështjet politike.
Sherman, ka qenë këshilltare e Departamentit të Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001, kur ajo ka qenë gjithashtu koordinatore e politikave për Korenë e Veriut. Nga 1993 në 1996 ajo ka qenë ndihmës sekretare e Shtetit për çështjet legjislative.
Sherman aktualisht është profesore në Shkollën John F. Kennedy për Qeverisjen të Universitetit Harvard dhe këshilltare e lartë në Grupin Albright Stonebridge, një firmë e strategjisë dhe diplomacisë komerciale.
Nuland, ish-ndihmës sekretare e Shtetit për çështjet evropiane, ka qenë zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare e Nënpresidentit Dick Cheney nga viti 2003 deri në vitin 2005 dhe shefe stafi e zëvendës sekretarit të Shtetit nga viti 1993 në 1996.
Biden gjithashtu emëroi një nga këshilltarët e tij të vjetër të politikës së jashtme, Brian McKeon, si Zëvendës Sekretar i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet.
Ai emëroi gjithashtu Bonnie Jenkins në postin e zv/sekretarit për Kontrollin e Armëve dhe Çështjet Ndërkombëtare të Sigurisë. Gjithashtu Uzra Zeya u emërua të jetë zv/sekretare për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut.
Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të mbajë një seancë konfirmimi të martën për Antony Blinken, i emëruar nga zoti Biden për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohen, të emëruarit e shpallur të shtunën do të shërbejnë nën drejtimin e zotit Blinken./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri francez Bayrou përballet me votë mosbesimi pasi kaloi planin e buxhetit në parlament
Përmbytjet ‘shkatërruese’ godasin rëndë Queenslandin e Australisë
Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze