LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani me mesazh për mërgatën: Me votën tuaj, do ta forconi lidhjen me atdheun

Vjosa Osmani me mesazh për mërgatën: Me votën tuaj, do ta forconi lidhjen me atdheun

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar mërgatës me një mesazh para zgjedhjeve duke kërkuar nga ta që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Në këtë mesazh, ajo u shpreh se mërgata më votën e tyre mund të jap kontribut edhe më të madh se që ka dhënë deri më tani.

“Ndani kohë nga angazhimi juaj që të regjistroheni, në mënyrë që më 14 shkurt, përmes votës suaj ta mbani dhe forconi lidhjen tuaj me atdheun”, u shpreh Osmani ndër të tjera.


Osmani, e cila është edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, në këto zgjedhje parlamentare do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/