Çdo gjë që është e mirë për zemrën tuaj, është gjithashtu e mirë edhe për trurin tuaj
Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e demencias janë: mungesa e arsimimit, humbja e shqisave, pirja e duhanit dhe pasiviteti fizik janë theksuar në artikull
Vlerësohet që 47 milionë njerëz në gjithë botën vuajnë nga demencia. Hulumtimi u prezantua në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare “Alzheimer” në Londër, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Në raportin të cilin e kanë hartuar 24 ekspertë botërorë thuhet që mënyra e jetës e individëve mund të ketë rol të madh në rritjen apo uljen e rrezikut për shfaqje të demencias.
– Demencia diagnostikohet më shpesh në një moshë të vonë, por ndryshimet zakonisht fillojnë të zhvillohen shumë vite para kësaj – ka thënë një profesor i University College London
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që nuk janë në gjendje të mbarojnë shkollën e mesme janë në rrezik më të lartë të demencës, dhe autorët e artikullit këshillojnë që të vazhdojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës për të rritur njohuritë kognitive.
Një rrezik tjetër i madh është humbja e dëgjimit në moshën e mesme, e cila mund të çojë, sipas studiuesve, në izolim shoqëror dhe depresion, të cilët janë ndër faktorët e mundshëm të rrezikut për demencë.
Ekspertët kanë dërguar edhe një mesazh kryesor: “Çdo gjë që është e mirë për zemrën tuaj, është gjithashtu e mirë edhe për trurin tuaj.”
Të jetoni pa duhan, me aktivitete fizike, mbajtjen e një peshe të shëndetshme, trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe diabetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerit, mund të pakësoni rrezikun e çmendurisë thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025