LAJMI I FUNDIT:

Sipas planit të ri për pandemitë në Itali, mjekët mund të zgjedhin cilët pacientë do t’i ndihmojnë

Sipas planit të ri për pandemitë në Itali, mjekët mund të zgjedhin cilët pacientë do t’i ndihmojnë

Ministria italiane e Shëndetësisë, është vënë në qendër të kritikave pasi plani i ri për pandemitë në këtë vend, ka zbuluar se mjekëve u lejohet të zgjedhin se cilët pacientë mund të marrin ndihmën që do t’ua shpëtonte jetën, shkruan The Guardian.

Kjo është hera e parë që Italia azhuron planin e saj për pandemitë që nga viti 2006. Mungesa e një plani adekuat besohet të ketë kontribuar në rritjen e përqindjes së vdekjeve në Itali nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Kopja e planit të pandemive për 2021-2023, parasheh që pavarësisht punonjësit shëndetësorë duhet të bëjnë të pamundurën që të ofrojnë shërbimet sa më të mira për pacientët, ekzistojnë rrethana të caktuara kur ata duhet të vendosin se cilët persona duhet shpëtuar.


Siç raporton The Guardian, në faqen 25 të planit thuhet: “një çekuilibër midis nevojave dhe burimeve të disponueshme mund të rezultojë nga miratimi i kritereve të triazhit në qasjen në terapi”, e pikërisht për këtë “burimet e pakta mund të alokohen që të sigurohet trajtim i nevojshëm preferencial për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë”. /Telegrafi/