LAJMI I FUNDIT:

SPB-Tetovë: Kapen 124 valltare e shoqëruese nga Ballkani

SPB-Tetovë: Kapen 124 valltare e shoqëruese nga Ballkani

Në aktivitetet kontrolluese të policisë për zbulimin e shtetasve të huaj, të cilat paparaqitur qëndrojnë dhe punojnë, vitin e kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar 124 femra. Ato kryesisht paparaqitur kanë qëndruar dhe punuar, para së gjithash në objekte hotelierike ose e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.

Nga SPB Tetovë potencojnë se në vitin 2020 janë realizuar aktivitetet të rregullta dhe aksione kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të veprave të tilla. Për këto aktivitete, janë zbuluar gjithsej 124 persona, kryesisht femra. Prej tyre më së shumti janë zbuluar në rajonin e Tetovës (99), ndërsa 25 të tjerat në atë të Gostivarit.

Sipas prejardhjes së vendeve prej të cilave vijnë, prej tyre, 41 janë shtetase të Republikës së Serbisë, 38 nga Republika e Shqipërisë, 13 nga Republika e Kosovës dhe nëntë nga Ukraina. Nga shtatë shtetase janë nga Republika e Bullgarisë, Bosnja e Hercegovina dhe nga Rusia, ndërsa mes të zbuluarve ka pasur edhe nga një shtetase nga Moldavia dhe Suedia.


Sipas analizës së SPB Tetovë, më së shumti nga shtetaset e zbuluara të huaja, vitin e kaluar janë angazhuar si këngëtare, valltare ose shoqëruese. pjesa më e madhe e tyre e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, ndërsa disa prej tyre edhe paparaqitur kanë qëndruar në këtë rajon.

Në aktivitetet, të cilat policia i ka zbatuar, për të gjitha janë përgatitur parashtresa adekuate dhe janë ballafaquar me sanksionet e parapara ligjore: dënime me para dhe me deportim në shtetet e tyre amë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori