LAJMI I FUNDIT:

IPK fillon hetimet ndaj zyrtarëve policorë, që pretendohet se kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të PSD-së

IPK fillon hetimet ndaj zyrtarëve policorë, që pretendohet se kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të PSD-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj disa zyrtarëve policorë, të cilët pretendohet se në stacionin policor kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, të cilët një ditë më parë kanë mbajtur një aksion para Policisë.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka ka thënë se IPK-ja është njoftuar për këtë rast.

PSD kërkon lirimin e 16 aktivistëve që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm
Lexo po ashtu PSD kërkon lirimin e 16 aktivistëve që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm

Sipas tij, hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve duke përfshirë dëgjimin e palëve si dhe kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka qenë  në vendin e ngjarjes.


Policia thotë se tre zyrtarë policor janë lënduar gjatë protestës së djeshme të PSD-së
Lexo po ashtu Policia thotë se tre zyrtarë policor janë lënduar gjatë protestës së djeshme të PSD-së

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe hetuesit i janë përgjigjur rastit duke dalur në vendin ngjarjes në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve duke përfshirë dëgjimin e palëve si dhe kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka qenë  në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka.

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Policia thotë se kanë shfaqur shenja agresiviteti
Lexo po ashtu Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Policia thotë se kanë shfaqur shenja agresiviteti

Beka po ashtu theksoi se veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në konsultim me prokurorinë kompetente në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ndryshe, të martën përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori