LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Policia thotë se kanë shfaqur shenja agresiviteti

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Policia thotë se kanë shfaqur shenja agresiviteti

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policorë 16 persona rreth orës 13:00 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, shoqërimi për në stacionin policor u bë pasi personat kanë shfaqur shenja agresiviteti, veprim të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare.

PSD kërkon lirimin e 16 aktivistëve që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm
Lexo po ashtu PSD kërkon lirimin e 16 aktivistëve që u arrestuan gjatë aksionit të sotëm

Borovci tha se kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar për shkrimin e grafitevë në sipërfaqen murale të stacionit policor Qendra. Përkundër faktit që këta persona paraprakisht janë këshilluar nga policia për veprimet e tilla të palejuara, të njëjtit duke shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty”, ka thënë Borovci.

PSD proteston para Policisë, arrestohet Dardan Molliqaj
Lexo po ashtu PSD proteston para Policisë, arrestohet Dardan Molliqaj

Tutje siç tha ai, pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke u gjendur në rrethana të tilla kanë shoqëruar në stacionin policorë 16 prej tyre, të cilët janë duke u proceduar në fazën preliminare.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 16 prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare. Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinohen për veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë”, ka thënë Borovci për Telegrafin.

Ndryshe, përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori