LAJMI I FUNDIT:

AKR në listën e LDK-së do t’i ketë dhjetë kandidatë për deputetë

AKR në listën e LDK-së do t’i ketë dhjetë kandidatë për deputetë

Aleanca Kosova e Re do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithëse mes këtyre dy partive nuk u arrit një koalicion parazgjedhor, AKR në listën e LDK-së do të ketë dhjetë kandidatë për deputetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Naim Murseli këshilltar politik i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.


“Kjo ishte formati i bashkëpunimit me të cilin jemi pajtuar dy subjektet, ku nga radhët e AKR-së do të jenë 10 kandidatë në listën tonë të përbashkët me LDK-në. Ne si AKR vazhdojmë të ruajmë subjektivitetin tonë, dhe kemi formuar edhe shtabin zgjedhor”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe në LDK është duke u bërë finalizimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se tashmë i kanë dërguar propozimet te kryetari.

“Degët e LDK-së i kanë dërguar propozimet te kryetari e kryesia, tash mbetet që kryetrari dhe bartësi listës të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Mustafa.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse subjektet politike kanë kohë deri më 16 janar që të bëjnë certifikimin e kandidatëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori