Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruat se nuk mund ta kuptojë histerinë në Serbi për shkak të fjalëve që i ka thënë së fundmi për Kosovën, kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave, Vladimir Kostiq.
Vuçiq tha se ka mendime të kundërta me kryetarin e Akademisë Serbe dhe se “pothuajse për asgjë nuk jam dakord me të. Por, duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin, dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.
“Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën]. Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim? As vet nuk e di se çfarë do të presim”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar deklaratën e akademikut Kostiq, të bërë fundmi në mediat serbe, se pse mendon që është e nevojshme që dikush t’ua thotë serbëve qartë dhe me zë të lartë se Kosova nuk është as de facto e as de jure e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Vuçiq, në televizionin “Happy” tha se pajtohet me kreun e Akademisë Serbe lidhur me status quo-n në Kosovë.
Të përkujtojmë se akademiku Kostiq paralajmëroi për pasojat negative të ruajtjes së asaj situate, duke thënë se një gjë e tillë në të vërtetë nuk ekziston, “status quo do të përdoret nga ata që në të vërtetë duan ta formojnë shtetësinë e tyre në mënyrën siç kanë bërë për 20 vjet”.
“Sa i përket konfliktit të ngrirë, unë mendoj njëlloj si akademiku Kostiq. Është në pyetje vetëm se kush do të jetë i pari që do ta nxjerr shpatën. A do të ndodhë kjo për pesë, 10 apo 20 vjet … A do të dëshironit që fëmija juaj të merrte pjesë në atë? Unë kam dy djem dhe nuk do të doja. Nuk do të doja që dikush një ditë t’mi kthejë në arkivol. Natyrisht, sikur që nuk do të doja të them se ‘Kosova dhe Metohia’ është e tyre, apo diçka të ngjashme”, tha Vuçiq.
“Sidoqoftë, duhet të ulemi për të biseduar, për të rënë dakord mes nesh, për të qenë korrekt dhe të drejtë dhe për të thënë se çfarë është një zgjidhje kompromisi. Nëse nuk kemi një mundësi, atëherë të gjejmë dhjetë mundësi për të ruajtur paqen, nëse është fare e mundur. Mendoj se është një qasje racionale dhe serioze. Fakti që ne do t’i bërtasim presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sepse ne jemi patriotë të mëdhenj … Dhe për çfarë janë më mirë disa prej nesh? Për atë që kemi më shumë xhipa, Maserati dhe Ferrari? Ai është budalla dhe ju jeni i zgjuar? Ka të vërtetë në atë për çfarë ai po fliste, ka gjëra që unë mendoj se mund të marrim më shumë, nuk mund të pajtohem plotësisht”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë