Ekipet e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve në fshatin Nedakovc të komunës së Vushtrrisë, një ditë pasi intervenuar në Korporatën Energjetike te Kosovës TEC , në QKUK, në disa fshatra dhe në Spitalin Gjinekologjik në Çagllavicë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo Agjenci, ku thuhet se janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e tyre për të menaxhuar situatën dhe për tu ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve.
“Pas ngritjes së nivelit të gatishmërisë kombëtarë, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në AME me të gjitha kapacitetet e saja, duke aktivizuar Qendrën Operative të Agjencisë dhe Qendrat Operative Regjionale 112 në nivelin më të lartë, për të menaxhuar koordinuar, dhe ofruar mbështetje për qytetarët dhe institucionet vendore, nga përmbytjet që janë shkaktuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve atmosferike”, thuhet në njoftimin e AME-së.
AME ka njoftuar po ashtu se ekipet e tyre për Pompim të Kapacitetit të Lartë dhe ato të Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë gjatë ditës së djeshme datë 11.01.2021 kanë intervenuar në disa lokacioni si: në Korporatën Energjetike të Kosovës TEC A, ku kanë parandaluar përmbytjet dhe avaritë e mundshme në Korporatë, intervenimi në QKUK, ku kanë parandaluar dhe kanë larguar ujërat që kishin përmbytur këtë institucion, intervenimi për largimin e ujërave në Trafo stacionin Interkonektiv në Drenas, evakuimin përmes barkave në fshatin Llapushnik, intervenimi në Spitalin Gjinekologjik në Çagllavic, evakuimin e qytetarëve në dy fshatra të Komunës së Fushe Kosovës, si dhe ofrimin e ndihmës përmes Njësive profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në nivel vendi.
“Gjatë ditës se sotme datë 12.01.2021 ekipet e AME-së për kërkim shpëtim ne ujërat sipërfaqësorë janë duke bërë evakuimin e qytetarëve ne fshatin Nedakovc te komunës së Vushtrrisë. Ekipi i AME-së ne përbërjen nga gjashta pjesëtar dhe dy barka shpëtimi. AME gjithashtu ne vazhdimësi është duke koordinuar intervenimet dhe aktivitet me institucionet relevante ne nivel Qendror dhe Lokal deri ne përfundimin operacioneve dhe kthimin ne gjendje normale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve