LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Shteti i Katarit qëndron përkrah Republikës së Kosovës

MPJ: Shteti i Katarit qëndron përkrah Republikës së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi për media thotë se shteti i Katarit vazhdon mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin HAMAD AL-MARRI, marrëdhëniet në mes të dy vendeve u vlerësuan si të shkëlqyera.

Ambasadori i Shtetit të Katarit, AL-MARRI, siguroi ministren Haradinaj-Stublla se qëndrimi i Doha-s mbetet i pandryshuar dhe se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.


“Ne duam që të avancojmë raportet mes dy shteteve. Shteti i Katarit qëndron përkrah popullit dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Shefja e diplomacisë kosovare shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, konsolidimit, dhe së fundmi në luftën kundër pandemisë.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Katarit janë në proces të finalizimit të disa marrëveshjeve të interesit të përbashkët, e për të cilat, po ashtu, u diskutuan gjatë këtij takimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori