Në Itali po vazhdon përcjellja e të dhënave epidemiologjike brenda 24 orëve, për faktin se është kryer gati gjysma e testimeve të qytetarëve me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 12 mijë raste të reja me coronavirus dhe 448 tjerë që kanë humbur jetën nga infeksioni i COVID-19, transmeton Telegrafi.
Gjendja reale e përhapjes së coronavirusit tregon një përqindje të lartë të infeksionit – 13.7 të testuarve kanë rezultuar pozitiv.
Në anën tjetër kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një interviste televizive, ka thënë se mund të pritet një valë e re e pandemisë, pasi që është përfshirë edhe Britania e Madhe, Franca e Gjermania.
Ai ka paralajmëruar masa të reja për ta luftuar infeksionin e coronavirusit. Me fjalë tjera, edhe muajve në vazhdim qytetarët e këtij vendi do të duhet të bashkëjetojnë me virusin dhe masat kufizuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251