LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë, ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë, ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit ishin shpallur në kërkim për një vrasje në tentativë të kryer me 24 tetor 2020.

Sipas policisë në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.

Të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ku më pas do të dërgohen  për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë


Njoftimi i Policisë së Kosovës

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim të identifikuar si të dyshuar të implikuar në ngjarje kriminale, drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të detyrave të përcaktuara për të rritur parametrat e sigurisë.

Në këtë vazhdë, sot në orët e pasdites janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.

Të tre të dyshuarit;

B. GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

E. T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori