Si ndryshojnë të pasmet tuaja në çdo dekadë: Çfarë duhet të dini
Njësoj si fytyra apo qafa, edhe të pasmet pësojnë ndryshime nga viti në vit, për shkak të hormoneve apo mënyrës së jetesës dhe, natyrisht, sepse vitet kalojnë
Megjithatë, ka mënyra për t’i mbajtur të pasmet në formë edhe me kalimin e viteve.
Si duhet të kujdesemi për formën e tyre në çdo 10-vjeçar?
Rreth 13 vjeç
Në këtë moshë, ende nuk është përvijuar siç duhet forma femërore e trupit. Nivelet hormonale nuk janë ende shumë të larta, ndaj të pasmet nuk janë shumë të rrumbullakëta; janë më tepër muskuloze e të tonifikuara.
Gjithashtu mund të shfaqen aknet në të ndenjura, në të njëjtën mënyrë siç shfaqen në fytyrë, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të hormoneve. Zakonisht ato zhduken me lënien e pubertetit, shkruan Cosmopolitan.
Të 20-at
Në këtë moshë procesi i ndryshimeve hormonale është drejt fundit dhe nivelet e estrogjenit, hormonit femëror, janë më të larta duke ndikuar në shpërndarjen e yndyrës trupore më së shumti tek të pasmet dhe gjoksi. Është koha kur të pasmet janë rrumbullakosur, duke ruajtur muskolozitetin dhe formën e ngritur. Në këtë periudhë është mirë që të forcohet masa muskulore që të pasmet tuaja të qëndrojnë të tonifikuara edhe në të 40-at.
Të 30-at
Sipas ekspertëve, në këtë moshë trupi fillon të ketë rënie të të gjitha niveleve hormonale e qelizore. Kjo nënkupton: dobësim të masës muskulore, ndaj është e rëndësishme që të uleni sa më pak në të ndenjurat tuaja dhe t’i stërvitni më shumë muskujt e vitheve.
Por jo vetëm muskujt shtendosen; edhe lëkura fillon të lëshohet duke humbur kështu rrumbullakësinë dhe formën e famshme ‘të zemrës’ të të pasmeve.
Të 40-at
Në këtë moshë nivelet hormonale fillojnë të ndryshojnë përsëri, çka krijon rreth vitheve një masë dhjamore që nuk ka qenë më parë. Megjithatë, ka ende kohë për të ruajtur një formë të mirë të të pasmeve. Duke mbajtur një regjim shumë të pastër ushqimor, me vlerat e duhura ushqyese (më pak karbohidrate, më shumë proteina) muskujt mund të qëndrojnë të tonifikuar.
Të 50-at
Në këtë moshë niveli i estrogjenit është gjithmonë e më në rënie. Kjo shkakton humbje të masës dhjamore tek të pasmet, duke i bërë ato më të sheshta. Shëndeti zakonisht, në këtë kohë shpërndahet tek kofshët dhe barku. Megjithatë është e rëndësishme të stërvitemi, për të mbajtur një formë të mirë të muskujve të vitheve. Kujdes me ushqimin! – citon Anabel.
Të 60-at
Fakti që menopauza ka kaluar, nuk do të thotë që duhet të ndaloni së stërvituri. Të pasmet tuaja nuk janë më si më parë, por nëse jeni ushtruar rregullisht që në moshë të re, në këtë periudhë do të dalloni rezultatet. Trupi juaj do të jetë në formë më të mirë se ai i ndonjë bashkëmoshatareje tuaj, për të mos folur për të mirat shëndetësore që ju sjell stërvitja e vazhdueshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇ’të bësh kur ish-i bëhet partneri ideal për dikë tjetër
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner mund të jetë zgjedhja e duhur për vjeshtën
Shtatë trendë për vjeshtën që frymojnë luks të qetë
Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç
Kolorit me ngjyrën të bruztë freskuese
Dizajnerët nga Dubai krijojnë maska të bukura, në mënyrë që të bëhen aksesor të ‘domosdoshëm'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur