LAJMI I FUNDIT:

Kurseni kohë me truket për tharje të shpejtë të flokëve

Kurseni kohë me truket për tharje të shpejtë të flokëve
(Foto: Pexels)

Femrat e dinë shumë mirë se sa e lodhshme mund të jetë tharja e flokëve, veçanërisht nëse i lani flokët çdo ditë.

Zonjat që jetojnë me një ritëm të përshpejtuar të jetës e dinë se sa e vështirë është ndonjëherë t’i thani flokët me tharëse, veçanërisht nëse jeni me nxitim për të shkuar në punë dhe keni flokë të gjatë.


Përveç tharëseve, ka edhe furça të përmasave të ndryshme, spërkatës, preparate, forcues flokësh… Lufta me produktet, të gjitha për hir të një modeli të mirë flokësh, mund të zgjasë më shumë seç duhet. Në vijim janë katër këshilla se si t’i thani flokët sa më shpejt dhe ta ruani stilin e flokëve.

Modeli i ri i flokëve të aktores Eva Longoria: Eva bëri një ndryshim drastik
Lexo po ashtu Modeli i ri i flokëve të aktores Eva Longoria: Eva bëri një ndryshim drastik

Krahas një tharëseje të mirë dhe të fortë flokësh, gjëja më e rëndësishme është të zgjidhni një furçë flokësh të përshtatshme. Materiali nga i cili është bërë furça dhe madhësia e saj janë gjithashtu të rëndësishme. Kur zgjidhni një furçë, blini furça gjysmë të rrumbullakëta, sepse me to do t’i thani lehtësisht flokët e lagur ose do t’i rregulloni flokët e thara.

Para fenirimit, është e nevojshme që flokët të thahen mirë. Rrënjët e lagura të flokëve nuk duhet të vendosen në furçë dhe të trajtohen me tharëse flokësh. Flokët gjysmë të thatë ose pothuajse të thatë, janë më të duhurat për të krijuar një model flokësh.

Si të keni flokë me dredha në vetëm pesë minuta
Lexo po ashtu Si të keni flokë me dredha në vetëm pesë minuta

Para se ta filloni tharjen, trajtojini flokët me preparate që i mbrojnë nga mbinxehja dhe tharja. Këto preparate, përveçse mbrojnë flokët, shkurtojnë kohën e tharjes së tyre.

Sidoqoftë, kohëzgjatja e tharjes dhe stilimit të flokëve sigurisht që varet nga gjatësia, dendësia dhe trashësia e flokëve. Femrat me flokë kaçurrela kanë nevojë për më shumë kohë për t’i tharë në krahasim me ato që kanë flokë të drejtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori