Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia vazhdon fushatën e saj destruktive në raport me Kosovën edhe përkundër zotimeve të bëra, si në Bruksel ashtu edhe në Uashington.
Sipas shefes së diplomacisë kosovare, pavarësisht zotimeve të bëra në Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik, Serbia jo që nuk u përmbahet atyre, por haptas shkel zotimin 15 të kësaj marrëveshjeje.
“Rasti i fundit është ai i datës 9 Janar kur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që ‘Katari të mos lobojë për Kosovën”, thuhet në reagimin e ministres së Jashtme.
“Fakti që termi ‘lobim’ nënkupton edhe lobimin për njohje, konsiderojmë që kjo kërkesë e ministrit të jashtëm serb është një shkelje e radhës e Marrëveshjes së Uashingtonit, në pikën 15 të saj e cila shprehimisht kërkon nga Beogradi që ta ndalë fushatën formale dhe joformale kundër shtetësisë së Kosovës”.
Reagimi i plotë i ministres Meliza Haradinaj-Stublla:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka ngritur në vazhdimësi shkeljet e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë si në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli ashtu edhe për zotimet e Marrëveshjes së arritur në Uashington. Serbia jo vetëm e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit, por vepron shprehimisht kundër saj. Tani së fundi është bërë inaugurimi i gazsjellësit “Balkanstream” nga ana e presidentit të Serbisë Vuçiq në praninë e Ambasadorit Rus në Beograd, projekt i kritikuar vazhdimisht nga Sekretari Pompeo si “instrument i Kremlinit” për rritjen e influencës Ruse në Ballkan.
Gjithashtu, deklarata e fundit e Selakoviq është veçse përpjekja më e re e Serbisë për të lobuar kundër Kosovës në vendet e Lindjes së Mesme, duke rikujtuar falënderimet publike dhe mbështetjen e ish-ministrit Daçiq ndaj Palestinës për mosnjohjen ndaj Kosovës, fill pas nënshkrimit në Uashington.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësim edhe për më shumë se 33 marrëveshje teknike të arritura në Bruksel, të cilat vazhdojnë të shkelen në mënyrë flagrante nga Serbia. Kësisoj, Serbia nuk ka funksionalizuar pikat e kalimit kufitar me Kosovën, marrëveshjen për hapjen e urës mbi Ibër, ndërsa ka arrestuar dhe mban të burgosur pa asnjë arsye shtetasit e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Blerim Maqastena, duke shkelur secilën shkronjë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e më tej duke kontrabanduar produkte të pacertifikuara në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjes për Certifikimin e Produkteve Farmaceutike.
Gjuha e vazhdueshme kërcënuese, raciste dhe shoviniste e liderëve Serbë shpërfaqë fytyrën e vërtetë të këtij shteti në raport me Kosovën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Me veprimet e njëpasnjëshme kundër Kosovës dhe Marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia vërteton se është një partner jo i besueshëm dhe i dyshimtë.
Republika e Kosovës si shtet i pavarur është e interesuar që të arrijë marrëveshjen përfundimtare të njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar integritetin territorial, kushtetutshmërinë, karakterin unitar dhe sovranitetin e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me përpjekjet e pandërprera të SHBA-ve dhe BE-së në ndërmjetësimin dhe finalizimin e procesit të Dialogut.
Ndryshe, pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, Serbia po vazhdon kështu lobimin kundër njohjeve të Kosovës.
Traditën e ish-ministrit Ivica Daçiq është duke e vazhduar ministri i ri jashtëm serb, Nikola Selakoviq. Ai së fundmi ka kërkuar nga ambasadori i Katarit në Serbi, Shejh Mubarak Fahad al-Thani, të ndalojë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite